Tërnoci dhe Muhoci në zgjedhje
Lokale

Tërnoci dhe Muhoci në zgjedhje

27.Apr.2013 18:31
0
Vazhdon procesi i zgjedhjeve nëpër Bashkësitë Lokale të Komunës së Bujanocit, të dielën (28 prill) do të votohet në fshatin Tërnoc dhe Muhoc. Nesër në fshatin Tërnoc do të përsëritet votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Lokale. Në Muhoc këto zgjedhje do të mbahen për herë të parë. Qytetarët e këtyre fshatrave do të kenë mundësinë e shfrytëzimit të votës për të përzgjedhur përfaqësuesit e lagjeve të tyre në organin e fshatit. Para dy javësh zgjedhjet u mbajtën në Tërnoc, mirëpo ato u anuluan nga anëtarët e komisionit të cilët kishin regjistruar parregullsi. Vlen theksuar se këto zgjedhje janë të rregullta pas skadimit të mandatit katër vjeçar të anëtarëve të Këshillave të Bashkësive Lokale. Nëse zgjedhjet e nesërme në këto dy fshatra do të zhvillohen pa eksese, atëherë në Komunën e Bujanocit do të mbesin edhe dy vendbanime të cilat do të duhej të kryenin zgjedhjet, fshati Samolicë dhe Letovicë./Titulli.com/
Asfalti mbërrin edhe në shtëpitë e Bilinicës (foto)
Kapen hajnat që vodhën shitoren dhe dy shtëpi në Tërnoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration