Lokale
Kapen hajnat që vodhën shitoren dhe dy shtëpi në Tërnoc
Policia e Bujanocit ka ngritur padi penale në Prokurorin Themelore publike në Vranjë kundër B.GJ (1983), G.GJ (1989) dhe A.F. (1978) nga Komuna e Bujanocit nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, vjedhje të rënda.
B.Gj, dyshohet që gjatë muajit prill të këtij viti në fshatin Tërnoc, të Komunës së Bujanocit, ka grabitur një dyqan ushqimor dhe dy shtëpi.
Ai akuzohet se nga shitorja ka vjedhur 10.000.00 dinarë si dhe lloje të ndryshme të cigareve duke shkaktuar një dëm prej 70.600.00 dinarë. I njëjti hajn në një shtëpi ka vjedhur një TV plazmë dhe një shpues (hillt).
Policia ka arritur të gjejë pjesën më të madhe të cigareve dhe shpuesin (hillt) dhe t’ia kthej pronarëve.
Në kumtesën e policisë thuhet se gjatë tentim grabitjes së një shtëpie është arrit që të parandalohet vjedhja nga ana e kujdestarëve të shtëpisë.
Në thyerjen e dyqanit ushqimor, siç dyshohet nga ana e sigurimit, është përfshirë A.F. duke shkaktuar vepër penale, ndërsa G.Gj ka tentuar të grabisë nga kjo shitore.
Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për nisjen e hetimeve ndërsa të dyshuarit B.Gj dhe G.Gj. janë sjellë te Gjykatësi hetues në Gjykatën Themelorë ne Vranjë i cili i ka caktuar paraburgim prej një muaji, derisa A.F. është proceduar me procedurë të rregullt./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!