Tensionimet shqiptaro-serbe më së rëndi i përjetonë Lugina
Lokale

Tensionimet shqiptaro-serbe më së rëndi i përjetonë Lugina

20.Oct.2014 12:55
0
Situata politike dhe ajo e sigurisë për shqiptarët në Serbi, pas përballjes së kombëtareve në futboll dhe ngjarjeve që pasuan gjatë saj, duket jashtëzakonisht e rënduar.

Njohësit e gjendjes në Luginë e kanë vlerësuar këtë situatë si më të rëndën gjatë gjashtëdhjetë viteve të fundit. Ndërkohë, deputeti Riza Halimi, pret nga takimi Rama – Vuçiq një qasje pozitive për përmirësimin e raporteve ndëretnike.

Shqiptarët në Serbi ndonëse të përballur me diskriminim shtetërorë serb, që pas përballjes së kombëtareve në futboll dhe ngjarjeve që pasuan gjatë saj, janë bërë viktima të huliganizmit dhe vandalizmit nacionalist të shfrenuar serb.
Armend Aliu, njohës i situatave politike dhe të sigurisë vlerëson se tensionimet e shkaktuara më së rëndi i përjetojnë shqiptarët.

Aliu, vlerëson  se tensionimet e shkaktuara më së rëndi i përjetojnë shqiptarët në përgjithësi e veçanërishtë ata në Luginë. Ndeshja e kombëtareve pa dyshim se e ka tensionuar gjendjen, gjë që ka ndikuar në ftohjen e raporteve ndërnacionale.

Deputeti popullorë Riza Halimi, situatën aktuale e ka vlerësuar si më të rëndën në gjashtë dekadat e fundit.

Deklaratat e kryeministri serb Vuçiq, lidhur me vizitën e kryeministrit shqiptarë Edi Rama në Beograd, deputeti Halimi i vlerëson tejet nën nivel për sa i përket frymës së bashkëpunimit ndër rajonal.

Takimi Rama – Vuçiq, sipas Halimit, do të duhej të ndikonte në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në përgjithësi në Serbi e veçanërisht në tri komunat e Luginës, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë./RTK/

Malësisë së Bujanocit, do t'iu kthehet dinjiteti shqiptar! (foto&video)
Salihu: Ta ruajmë trashëgimin kulturore të Luginës , institucionet më shumë përkrahje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration