Të zhdukurit shqiptarë në Luginë të Preshevës në gjurmët e jetës?
Uran Nuhiu, ka nëntëmbëdhjetë vite që e kërkon babanë e tij, Nebi Nuhiun por që atëherë ka hasur në vazhdimësi në dyer të hekurta.
Sipas Uranit në vitin 2000, pjesëtarë civil dhe të uniformuar të policisë serbe e kishin marrë Nebiun, nga biznesi i tij pompa e derivateve “Neza Petroll” në Preshevë disa orë më pas ata i kishin kërkuar njëqind mijë marka për ta lëshuar Nebiun, por edhe pasi i kishin marrë parat Nebiu nuk u kthye asnjëherë në shtëpi.
Për t`i ikur përgjegjësisë së vrasjeve të dhjetëra shqiptarëve, drejtësia serbe sipas kryetarit të komunës në Buajnoc, Shaip Kamberi, po shpik tema për gjëja zhdukjen e serbëve nga kjo zonë, ndërsa asnjë nga rastet e shqiptarëve të zhdukur nuk e ka zbardhur.
Kërkesa për zbardhjen e këtyre rasteve ka pasur në vazhdimësi dhe ato asnjëherë nuk do të ndalen kanw thënë nga Këshilli Kombëtarë Shqiptarë
Belgzim Kamberit, kryetar i këshillit për të Drejtat e Njeriut, zhdukjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duhet të jenë pjesë e negociatave të Brukselit.
Në periudhën e viteve 1996-20002 para dhe pas luftës në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, dhjetëra qytetarë shqiptarë kryesisht nga Presheva dhe Bujanoci e edhe nga Medvegja, janë zhdukur, vrarë e kidnapuar në mënyrë misterioze. /B.Rexhepi-RTK/