Organizohet seminar në Preshevë “Për Fëmijëri të Shëndoshë”
Lugina

Organizohet seminar në Preshevë “Për Fëmijëri të Shëndoshë”

11.Feb.2019 07:58
0

Në Preshevë  do të mbahet seminar dhe punëtori me temën “Për Fëmijëri të Shëndoshë” me profesorin Fitim Uka. 

Temat që do trajtohen në këtë seminar janë rreth identifikimit, vlerësimit dhe intervenimit të hershem tek fëmijët me pengesa në zhvillim.

Objektivat e përgjithshme të trajnimit: 

 - Njohja e parakushteve kryesore per identifikim te hershem

- Njohja e zhvillimit tipik si parakusht per intervenim te hershem

- Njohja e mundesive kryesore per testim dhe vleresim te hershem

 - Njohja e crregullimeve ne femijerine e hershme

- Njohja e rendesise se intervenimit te hershem

- Njohja e faktoreve mbrojtes dhe faktoreve te rrezikut (trajtimi multidisciplinar)

 - Njohja e programeve te suksesshme te intervenimit

 - Njohja e formave te ndryshme te vleresimit te efikasitetit te intervenimeve te hershme

- Zhvillimi I shkathtesive per dizajn te plane per intervenime te hershme efikase

Seminari dhe punëtoria mbahen ne sallen e seancave te kuvendit komunal ne Presheve më 16 shkurt, e shtunë nga ora  10-17  pwr psikologë, logopedë, ESR, pedagogë, edukatorë, mjekë, studentë te drejtimeve përkatëse dhe prindër. Pjesëmarrja është 1000 dinarë.

Regjistrimi është i obligueshëm në e-mail: fidan.nuh@yahoo.com

Pjesëmarrësit do pajisen me certifikata dhe do e marrin materialin e ligjëruar dhe dhuratë tre libra:

"Surviving the Early Years The Importance of Early Intervention With Babies at Risk" "Early Intervention for Young Children with Autism Spectrum Disorder" "Group interventions for Children with ASD".

Fitim Uka është doktor i Psikologjisë,  ka perfunduar studimet e magjistraturës në Ludvig Maximilian University në Minhen të Gjermanisë ndërsa doktoraturën e ka mbrojtur ne Universitetin e Freiburgut, gjithashtu në Gjermani.

Aktualisht është ligjërues në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë prorektor për Hulumtime dhe Cilësi në Kolegjin Heimerer. Përveç kësaj, prof. Uka është drejtor i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësor gjithashtu është kryeshef i Revistës Psika.

Të zhdukurit shqiptarë në Luginë të Preshevës në gjurmët e jetës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration