Lokale
Të rinjtë e Preshevës drejt Evropës, fajet papunësia
Niveli i lartë i papunësisë ka bërë që shumë të rinj nga komuna e Preshevës të zgjedhin vendet evropiane për të kërkuar një jetë më të mirë. Nga ana tjetër kryetari i komunës Ragmi Mustafa ka potencuar se gjendja e tanishme e të rinjve edhe më tej mbetet shqetësuese,por pushteti lokal ka realizuar një sërë projektesh për të rinjtë e këtij vendi duke krijuar kështu kushte më të mira për jetë.
Qyteti i Preshevës çdo ditë e më shumë po zbrazet nga të rinjtë. Nga pamundësia për të pasur një jetë më të mirë, të rinjtë e këtij vendi zgjedhin shtetet e jashtme për të kërkuar atë që dëshirojnë, ndonëse vendi i tyre nuk u ofron kushte më të mira.
Shumë të rinj i zgjedhin kafeterit për të kaluar kohën por edhe për të qarë hallet me njëri tjetrin.
Rinia është ardhmëria kësaj komune, pushteti lokal ka realizuar disa projekte numerike që të zhvillohen kushte më të mira ekonomike ka potencuar kështu për radio televizionin Presheva kryetari i komunës Ragmi Mustafa.
Sipas tij shqetësim i madh mbeten të rinjtë që mbarojnë studimet në vende të ndryshme , por përmes projektit socio ekonomik për 1 vit me radhë pushteti lokal u ka mundësuar atyre të zhvillojnë praktikë profesionale,duke krijuar kështu kushte më të mira për të gjitha kuadrot.
Kryetari Mustafa thotë se edhe gjatë këtij viti pushtetit lokal do të vazhdojë me projekte të tilla, në mënyrë që të rinjtë ta ndalin migrimin.
Sipas tij një perspektiv e re do të jetë edhe Zona Industriale, ku pritet të hapen vende të reja të punës.
Komuna e Preshevës është një ndër komunat me natalitet më të madh në Serbi me të ri, ku afro 70 për qind të vendit e përbënë rinia./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!