Taksa bllokon shtypin kosovarë në Luginë
Lokale

Taksa bllokon shtypin kosovarë në Luginë

24.Jul.2013 13:55
0
Lugina e Preshevës më shumë se dy muaj është pa shtypin ditor kosovarë, shkaku i pagesës së taksës për policën e sigurimit të automjeteve për të hyrë në Kosovë. [caption id="attachment_81459" align="alignleft" width="300"]Kioska "Pëllumbi", Bujanoc Kioska "Pëllumbi", Bujanoc[/caption] Gazeta “Zëri”, “Koha Ditore”, “Bota sot”, “Epoka e re” dhe “Tribuna” janë këto të përditshme të cilat për  herë të fundit në duart e lexuesve shqiptar të Luginës kanë qenë në muajin maj. Që nga ajo kohë distributori i shtypit kosovar për Luginën nuk ka mund të sjellë gazetat shkaku i pagesës së taksës sigurimit të makinës për të udhëtuar drejt Kosovës për të transportuar gazetat në Luginë. Siç ka mësuar Titulli, distributori Agim Rexhepi, pronarë i kioskut “Pëllumbi” në Bujanoc, këtë hap e ka marrë pas mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u aprovua një Rezolutë që mes tjerash parasheh edhe pezullimin e taksës së policës së sigurimit. Ai përveç shtypit ditorë në komunat e Luginës ka shpërndarë edhe revistat mujore si “Kosovarja” dhe “Teuta”. Mungesa e shtypit ditor në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, ka ndikuar tek lexuesit shqiptar të cilët sot këtë mungesë e zëvendësojnë me blerjen e shtypit në gjuhën serbe që vie nga Beogradi. Polica e sigurimit e Kosovës për makinat me targa të Serbisë në masë të madhe ka reduktuar qarkullimin e shqiptarëve të Luginës drejt Kosovës. Ata për të qëndruar një javë në këtë shtet duhet të paguajnë 20 euro për policën e sigurimit./Titulli.com/ [caption id="attachment_81460" align="aligncenter" width="640"]Kioska "Pëllumbi" Bujanoc pa shtypin kosovarë Kioska "Pëllumbi" Bujanoc pa shtypin kosovarë[/caption]
Në Bujanoc do të mbetet vetëm pikëkalimi në Konçul?
Shpërthejn zjarret në deponinë e qytetit të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration