Takimet e Vendlindjes në Medvegjë (foto)
Lokale

Takimet e Vendlindjes në Medvegjë (foto)

02.May.2014 13:14
0

Në Tupallë të Medvegjës  është mbajtur manifestimi tradicional "Takimet e vendlindjes", ku mbretëroi atmosferë festive dhe vëllazërore.

Manifestimi zyrtarisht është hapur nga zëvendës-kryetari i Kuvendit Komunal, Fehmi Beha dhe kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviq. Në fjalimin e tij, z. Beha vlerësoi se pjesëmarrja e madhe e vizitorëve në këtë manifestim është shenjë se kjo traditë do të vazhdojë pa kufij.

Tupalla manifestimi 2014 "Kjo është bërë traditë dhe këtë traditë ne nuk do ta ndryshojmë", tha në hapjen e manifestimit kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq duke shtuar se ky manifestim tashmë ka hyrë edhe në kalendarin komunal të manifestimeve.

Kryetari i shoqatës humanitare "Medvegja" nga Zvicëra, Zenel Neziri me këtë rast vlerësoi manifestimin si takim historik.

"Kjo do të thotë se kur dëshirojmë të punojmë së bashku, mund të punojmë së bashku dhe mund t'i çojmë punët përpara gjithmonë së bashku. Objektiv i ynë i ardhshëm është të ndihmojmë vendin tonë, komunën tonë, me një shpresë se edhe të tjerët do ta marrin si objektiv të investojnë në Medvegjë", tha z. Neziri.

Tupalla 1"Ju jeni duke bërë një punë shumë të madhe përkundër ndihmave shumë të vogla të cilat keni në mënyrë institucionale nga Kosova apo Shqipëria. Unë sot ndihem krenar sepse kam edhe një informatë tjetër, sot gjendem para flamurit tonë kombëtar i cili 30 vite nuk ka qenë i shfaqur këtu", tha para të tubuarve deputeti i parlamentit të Kosovës, Jeton Sfirca.

Në pamundësi për të qenë prezent në manifestim, Ministri i zhvillimit ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Fadil Ismajli ka dërguar letër të cilën para qytetarëve e ka lexuar  Jonuz Fetahu. Me anë të kësaj letre z. Ismajli ka përshëndetur të tubuarit dhe ka përgëzuar manifestimin duke evokuar kujtime.

Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi ndër të tjera tha se sa i përket këtij këshilli, do të mundohet që sa më shpejtë të hapë një zyrë në Medvegjë me shpresë se problemet që janë në arsim, kulturë, informim dhe në zbatimin e gjuhës të zgjidhen.

tupalla 2Ndër të tjerë, fjalime përshëndetëse kanë mbajtur deputeti popullor Riza Halimi, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe përfaqësuesit e Fondit Humanitar për Luginën e Preshevës.

Sipas kryetarit të këshillit organizativ të manifestimit, njëherit zëvendëskryetarit të komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, organizimi ka qenë në nivel. "Jam shumë i kënaqur se si është organizuar i tërë manifestimi, gjithashtu jam i kënaqur me numrin e madh të pjesëmarrësve, pas më shumë se 30 vitesh kemi nxjerrë simbolin kombëtar", tha Sahiti.

Mysafirët dhe vizitorët e manifestimit kanë argëtuar solistët Naim Abazi, Remi, Safete Selmani, sh.k.a "Shqiponjat e Medvegjës", grupi folklorik "Shpëtimi", nxënësit e shkollës fillore "Zenel Hajdini" në Tupallë.

Përveç programit të pasur kulturor-artistik, pjesë përbërëse e manifestimit është edhe turniri në futboll. Në turnir janë paraqitur gjithsej 9 ekipe, pagesa për ekip ka qenë 20 euro në përjashtim të ekipit të shkollës fillore "Zenel Hajdini". Për tre vendet e para janë paraparë kupa të cilat janë sjellë nga Zvicëra, ndërsa sa i përket shpërblimeve financiare, për vendin e parë shpërblimi është 70 euro ndërsa për të dytin 20 euro. (redaksia MePress)

Pjesëmarrja e shqiptarëve në Trupin Koordinues të jetë substanciale
Arifi i pakënaqur me ndihmën e Shqipërisë e Kosovës kundrejt Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration