Arifi i pakënaqur me ndihmën e Shqipërisë e Kosovës kundrejt Luginës
Lokale

Arifi i pakënaqur me ndihmën e Shqipërisë e Kosovës kundrejt Luginës

01.May.2014 23:57
0
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka shprehur pakënaqësitë e tij në drejtim të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës Në emisionin ‘Cosmo’ të KTV-së të së enjtes, drejtuesi i komunës së Bujanocit edhe pse ka përshëndetur formimin e Fondit për Luginën në mbledhjen e 11 janarit të këtij viti nga dy qeveritë shqiptare në takimin e Prizrenit, ai ka thënë se duhet të veprohet e jo vendimi të mbetet vetëm në letër, transmeton portali informativ Titulli. “Mjetet ndoshta nuk është me rëndësi se sa që është qëllimi. Fondi që është formuar për Luginë të Preshevës është një akt i mirë, por nuk duhet të mbetet ai vendim i formimit të këtij fondi vetëm në letër, duhet konkretisht dhe shpejtë të reagohet sepse ndoshta koha nuk na premton”, tha me këtë rast Arifi. Ai njëherit i kujtoi Qeverisë së Shqipërisë së Kushtetuta e obligon për t’u kujdesur ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Fundi fundit Qeveria e Shqipërisë edhe në preambulën e vet, në  Kushtetutën e vet, ka që shteti shqiptar duhet të angazhohet t’i mbrojë interesat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, por edhe Kosova duhet të bëjë në këtë drejtim”. Arifi tha se deri në këto moment nuk ka pasur ndihmë shumë të madhe. “I kuptojmë problemet dhe brengat e Kosovës, por besoj që në të ardhmen Qeveria e Kosovës por edhe e Shqipërisë duhet të ketë një qasje më të mirë dhe më të guximshme ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. Sipas drejtuesit të komunës së Bujanocit, e vetmja ndihmë që ka përfituar kjo komunë nga Shqipëria janë 15 kompjuterë./Titulli.com/
Takimet e Vendlindjes në Medvegjë (foto)
Doni sheshin e rinovuar e rrugët me gropa, apo anasjelltas? (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration