Pjesëmarrja e shqiptarëve në Trupin Koordinues të jetë substanciale
Lokale

Pjesëmarrja e shqiptarëve në Trupin Koordinues të jetë substanciale

02.May.2014 14:46
0
Nuk mund të zgjidhen problemet e ndërlikuara të Luginës së Preshevës me pensionistë çfarë ishte praktika deri më tani vlerëson, Riza Halimi, deputeti popullor në parlamentnin e Republikës së Serbisë, njëherit lideri i PVD-së. Sipas tij, është radha të jetë njëri prej ministrave me peshë më të madhe në Qeverinë aktuale që sapo është zgjedhur, ndërsa kërkesa e dytë do të jetë që pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë Trup të jetë substanciale.

"Zgjedhjet e fundit parlamentare kanë pasë një specifikë, kanë pasë një dimension të ri duke marrë parasysh se Serbia është në fazën përgatitore për integrim në Bashkimin Europian, fazë kur kanë filluar edhe monitorimet e drejtpërdrejta në 35 fusha të cilat i ka caktuar Unioni Europian" vlerwsoi Halimi.

Halimi vlerësoi lart suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare në të cilat shqiptarët e Luginës arritën të fitojnë dy deputetë në Kuvendin popullor dhe se

"Unë jam i bindur se do ta kemi një situatë shumë më aktive se deri më tani, edhe me kontaktet me delegacionin Europian, për të paraqitur problemet e shqiptarëve. Janë të rëndësishme kaptinat 22, 23 edhe sistemi juridik, çështja e sigurisë, të drejtat e pakicave, të drejtat e njeriut që duhet brenda këtij viti të zhvillohen dhe më  drejtpërdrejt të konstatohet se në çfarë shkalle Serbia me legjislaturën e vetë siguron të gjitha këto të drejta dhe si i realizohen ato në praktikë", tha Halimi. / MePress)

Aksioni ndërtimi i 100 shtëpive fillon në Medvegjë
Takimet e Vendlindjes në Medvegjë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration