Takim urgjent i shqiptarëve në Medvegjë, kërkohet vendosja e OSBE-së (Foto)
Lokale

Takim urgjent i shqiptarëve në Medvegjë, kërkohet vendosja e OSBE-së (Foto)

13.Jan.2015 19:55
0
Liderët politik shqiptarë të Luginës në një takim urgjent sot në Medvegjë, kanë dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit Florim Sahiti.

Dy deputetët, Riza Halimi e Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) Jonuz Musliu, kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Medvegjë, Fehmi Beha, Rexhep Abazi nga partia Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) në Medvegjë, këshilltarë komunal shqiptarë në këtë komunë, njëzëri kanë dënuar sulmin e djeshëm ndaj kryetarit të Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti.

Në këtë takim që drejtohej nga kryetari i degës së PVD-së në Medvegjë, Fehmi Beha, veç tjerash u kërkua që në Medvegjë të hapet një zyre e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), e cila do të monitoronte situatën në këtë komunë.

“Të gjithë së bashku duhet të kërkojmë edhe prej OSBE-së edhe prej ambasadave të ndryshme të vijë një mision ose OSBE-ja të hapë zyrën, pasi ndaj shqiptarëve të Medvegjës ka shumë presion”, është shprehur kryetari i cili pësoi sulmin fizik, Florim Sahiti.

“Sulmi i djeshëm nuk ka të bëjë me koalicionin, mirëpo është sulm drejtuar shqiptarëve. Po të mos ishin kamerat që regjistruan tërë ngjarjen unë prapë do të shpallesha fajtor siç jam shpallur fajtor nga problemet që kemi pasur me xhandarmerinë, me burgosjen e vëllaut", tha Sahiti.

“Duhet të gjykohet ajo çfarë ka ndodhë. Sulmi ndaj Florim Sahiti është sulm ndaj pushtetit lokal”, ka thënë deputeti Riza Halimi, raporton Titulli.com.

Ai njëherit ka bërë ftesë që vazhdimi i seancës së nesërme të Kuvendit Komunal të zhvillohet në një ambient normal.

 Mundësia që skenari i djeshëm të përsëritet edhe në seancës e së mërkurë sipas deputeti Shaip Kamberi, mund të ketë si qëllim futjen e masave të përkohshme.

“Nuk diskutohet, sulmi i djeshëm ka karakter etnik. Besojë se e gjithë ajo që ka ndodhë dje si prapaskenë ka motivimin politik të luftës për pushtet në këtë komunë”, ka thënë Kamberi para të pranishmëve.

Deputeti nga Bujanoci ka siguruar shqiptarët e Medvegjës se do të jenë përkrah tyre çdo herë që është nevoja.

Edhe kryetari i KKSh-së Jonuz Musliu është solidarizuar me kryetarin e Medevegjës dhe gjithë shqiptarët e kësaj komune. Ai edhe njëherë ka përsëritur se sulmi ndaj Florim Sahitit ka qenë i organizuar mirë.

Musliu me këtë rast ka thënë se KKSh së shpejti do të hap një zyre në Medvegjë që do të ishte urë lidhëse me Bujanocin dhe Preshevën dhe koordinim me dy shtetet shqiptare.

Musliu nënvizoi se mbledhja e ardhshme e KKSh-së do të mbahet në Medvegjë.

“Shqiptarët, interes të parë duhet të kenë ato kombëtare”, ka thënë në takim Rexhep Abazi nga UDSh.

Ai i ka dhënë mbështetje kryetarit Florim Sahiti, ndonëse vie nga një subjekt tjetër politik.

“Mbështes përfaqësuesit shqiptarë. Këta edhe më tutje të vazhdojnë të kryejnë detyrën si përfaqësues të shqiptarëve në këtë Kuvend”, është shprehur Abazi.

Nga ana tjetër edhe ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, ka përkrahur përfaqësuesit shqiptarë në Medvegjë.

Ai ka thënë se lehtë është të jesh shqiptar në Bujanoc e Preshevë, por jo edhe në Medvegjë.

“Numri prej 6 këshilltarësh shqiptarë nuk është i vogël për të qenë pjesë e pushtetit”, ka thënë Beqiri.

Në takimin e sotëm të mbajtur në Medvegjë, përveç përfaqësuesve politik morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatës “Medvegja” me seli në Zvicër, ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm dy kryetarët e komunave Preshevë e Bujanoc, Ragmi Mustafa e Nagip Arifi.

Të theksojmë se kryetari i Komunës së Medvegjës Florim Sahiti u sulmua të hënën nga një grup i serbëve, të identifikuar si simpatizantë të Partisë Përparimtare Serbe, gjatë kohës që po mbahej seanca e Kuvendit Komunal.

Gjatë kohës së sulmit, grupi i serbëve, kryetarit të Medvegjës i është drejtuar me fjalët “ju me bashkëpunëtorë po doni me e shitë ose me ia falë Medvegjën-Kosovës”.

Sahiti, rastin e ka paraqitur në Policin e Medvegjës, ndërsa ka kërkuar edhe mbrojtje për veten dhe familjen. /Titulli.com/

Corrotica, Brezovica e Luginës (Foto & Video)
Rrustem Beluli me bombë në xhami për Shqipëri Etnike!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration