Corrotica, Brezovica e Luginës (Foto & Video)
Lokale

Corrotica, Brezovica e Luginës (Foto & Video)

13.Jan.2015 18:00
0

Të rinjtë e fshatit Corroticë, por edhe nga vendbanimet tjera shqiptare të komunës së Preshevës e Bujanocit, po shfrytëzojnë edhe këtë borë të mbetur për të rrëshqitur me saja e ski në shtegun mbi fshatin Corroticë.

Në një atmosferë gëzimi e duke garuar me njëri tjetrin, fëmijë e të rritur të martën po shfrytëzonin borën në shtegun për rrëshqitje në këtë fshat shqiptar.

Derisa Afrimi 10 vjeçar i tha Titullit se nuk di të përdorë skiat dhe shfrytëzon sajin për të rrëshqit, për Beratin kjo nuk shfaq ndonjë problem, ai si një profesionistë lëshohet shtegut duke kaluar pengesat dhe mbërrirë në cak.

Më shumë rrëshqasin me saja sesa me ski, por kjo nuk i pengon ata të kënaqen si dikur gjeneratat e mëhershme.

“Sajin e kam ndreq me dërrasa bashkë me një kushëri timin dhe është shumë i shpejt”, shprehet Afrimi prapa kamerës së portalit Titulli.com.

Ky shteg me një gjatësi prej rreth 500 metrash, si në ditën e hapjes, në shkurt të vitit 2012, edhe sot mbanë transparentin që i dëshiron mirëseardhje qytetarëve, me sloganin “Mirë se vini në skijime Corrotica 2015”.

Veç kësaj, në krye të shtegut qëndron edhe flamuri kombëtar, që siç thonë skiatorët, i motivon për të arrit rezultate më të mira.

Shtegu i skijimit në fshatin Corroticë, nëse nuk do të kemi të reshura të reja të borës, brenda pak ditëve do të shkrihet duke dalë jashtë funksionit.

Duhet theksuar se ky vend argëtimi për qytetarët është ndër të paktit që ka Lugina, ndërsa i vetmi i këtij niveli në komunat Preshevë e Bujanoc. /Titulli.com/

 
 
 
Fondi Humanitar, koktej falënderues për kontribuuesit
Takim urgjent i shqiptarëve në Medvegjë, kërkohet vendosja e OSBE-së (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration