Lokale
Policia: Rreth 30 vetura u dëmtuan në Bujanoc
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një kumtese të lëshuar sot njofton se shërbimit në detyrë në Stacionin e Policisë në Bujanoc nga mbrëmë rreth orës 22h i janë paraqitur rreth 30 raste të dëmtimeve të makinave të qytetarëve.
“Dëmtimet janë në formën e gërvishtjeve të cilat janë kryer me mjete të metalta, në pjesë të ndryshme të veturave. Të gjitha veturat janë të fotografuara dhe ekipi i policisë është duke punuar në zbardhjen e këtyre rasteve”, thuhet në kumtesën që e transmeton Titulli.
Me këtë rast është konsultuar edhe zëvendës prokurori i Prokurorisë Themelore publike në Vranjë i cili ka thënë se policia duhet të paraqesë një raport për prokurorinë./Titulli.com/
******************************************************************************************************************************
Dhjetëra vetura të parkuara në zona të ndryshme të qytetit të Bujanocit i ka paraprirë një aksion i përgatitur me gërvishtje të këtyre makinave, që deri sot nuk mbahet mend të ketë ndodh në Bujanoc, me përmasa të tilla brenda një nate.
Veturat e parkuara në zonën e pare, të dytën por edhe ato në rrugën e Kosovës kanë pësuar, duke mos u veçuar se a janë të shqiptarëve apo të serbëve.
Aktorët e këtij sulmi të ndodhur në orët e vona të natës së të martës për momentin janë të panjohur për publikun, përderisa rastet janë paraqitur edhe në stacionin policor në Bujanoc, derisa uniformat blu janë kërkim të kryerësve të këtyre veprave.
Pronarët e veturave janë të indinjuara lidhur me rastin, përderisa shprehen se dëmet janë të mëdha duke marrë parasysh se një numër i madh i makinave duhet t’i nënshtrohet ngjyrosjes.
Titulli ka mësuar se sulmi me gërvishtje me mjete të forta të makinave të markave të ndryshme, ka përfshirë sheshin e Bujanocit, ku ka edhe më shumë vetura, rrugën e Kosovës të banuar me popullsi shqiptare derisa ka vijuar edhe në pjesë tjera të qytetit, duke arritur edhe tek Salla e Sportit “Rinia”, në të cilën jetojnë qytetarë serb e shqiptarë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!