Sadriu: Riza Halimi po shpif në opinion
Kryetari i Këshillit të Partisë Liberale Demokratike në Preshevë, Kujtim Sadriu ka reaguar ndaj deklaratës së Riza Halimit lidhur me akuza që ky i fundi i bënë PLD të Çedomirë Jovanoviqit. Sadriu në reagimin e tij thotë se PLD se ka votuar për kthimin e gjyqësisë për në Bujanoc pasi që subjekti në fjalë çdo reformë e propozuar nga Bashkësia Evropiane voton pro, pasi që mos të ishte rekomandimi i BE-së dhe vota e PLD akoma gjyqësia do të ishte në Vranjë. ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Reagim [caption id="attachment_106649" align="alignleft" width="300"] Kujtim Sadriu,Këshilli i Partisë Liberale Demokratike
në Preshevë[/caption] (Lidhur me intervistën e ish deputetit popullor Riza Halimi, dhënë mediave) I nderuari ish deputet, Sa i përket përgjigjes së Juaj lidhur me gjyqësinë, ku keni potencuar se PLD-ja se është e vërtetë ajo që kam thënë, se kushtet nuk janë që shqiptarët të votojnë për parti me orientim qytetare pasi që ja një shembull konkret me rastin e reformave në gjyqësi, ku ka qenë pikërisht partia e Jovanoviqit e cila e ka mundësuar kalimin e këtij ligji për ta kthyer gjykatën në Bujanoc. Dua tua kujtoj se PLD dhe Jovanoviq, është e vërtetë se ka votuar për kthimin e gjyqësisë për në Bujanoc pasi që subjekti në fjalë çdo reformë e propozuar nga Bashkësia Europiane voton pro, pasi që mos të ishte rekomandimi i BE-së dhe vota e PLD akoma gjyqësia do të ishte në Vranjë. Ndaj, Ju përderisa po mundoheni të na nënçmoni vet po i tregoni maskarallëqet tuaja pasi që Ju dhe Kushtunica e disa parti serbe të tjera nuk keni votuar kalimin e këtij, duke dëshiruar që edhe Bujanoci të mbetet pa gjygjësi. Ka shumë dëshmi që tregojnë se Ju jeni mekanizmi kryesore për destabilizimin e kësaj treve, dhe duke ja plotësuar dëshirat Ivica Daçicit dhe ithtarëve të tij. I nderuari deputet, unë kuptoj hallin dhe mundin tuaj, por besa edhe mllefin tuaj ndaj PLD-së për arsye se hiç më pak se para 10 dite keni kërkuar ndihmë për grumbullimin e nënshkrimeve po nga ky subjekt, meqë keni qenë të refuzuar tani merreni me akuza të pa baza. Gjatë intervistës së Juaj vërejta se jeni marrë shumë me Millosheviqin dhe Sheshelin, a ju kujtohet zoti deputet se në dhjetor të vitit 2008, pikërisht ky kryeministër që Ju akuzoni bëri burgosjen e shqiptarëve në mënyrë më barbare, ndërsa atij kur ju rrezikua pushteti në vitin 2009, duke mos mundur të miratoj buxhetin Ju me votën 126, ku pikërisht vota Juaj mbajti në këmbë pasardhësin e Millosheviqt. A jeni Ju ai deputet ku më 3 Maj 2012 ku prapë pasardhësi i Millosheviqit Ivica Daçic, apo më mirë të them miku Juaj bëri burgosjen e shqiptarëve në preg të zgjedhjeve e Ju hiç më pak se 30 ditë dolët në konferencë për shtyp me këtë njeri për të marrë pushtet. I nderuari deputet a keni përdor metodën retrosprektivë ndojherë për ta parë veten. Behu i sinqertë dhe tregoj opinionit se jeni edhe nënshkrues i Qeverisë së gjertanishme për interesa personale dhe materiale, dhe duke aktruar si opozitë. Unë Ju kisha sugjeruar të ikni nga politika pasi që gjithë politikanët e kohës së Juaj u tretën, duke u nisur nga Millosheviq, Mesiçi, Izetbegoviçi etj. etj. Mendoj se është koha të ikni se nuk ka mbetur fati i Luginës në duart Tuaja komuniste. Dhe për fund, dua tu kujtoj se nuk jam në PLD, për të fituar apo për tu punësuar, por jam pikërisht për të hetuar e zbuluar marifetllëqet Tuaja dhe disa të tjerëve, të cilat rrahin gjoks për misionin e tyre kinse patriotik e kombëtar, a në anën tjetër për interesa të ngushta personale shpifin, shantazhojnë e përçajnë faktorin tonë politik shqiptar. Preshevë, 26.02.2014 Kujtim Sadriu Këshilli i Partisë Liberale Demokratike Preshevë