Politikanët ia premtuan 10 kuota, Titulli ia “siguroi”  26 specializime
Lokale

Politikanët ia premtuan 10 kuota, Titulli ia “siguroi” 26 specializime

25.Feb.2014 23:43
0
mjeketMinistria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë publike listën e mjekëve nga Lugina e Preshevës të cilët janë pranuar për specializim. Mjeku nga komuna e Bujanocit Amir Rexhepi me rastin e pranimit të kolegëve të tij edhe njëherë ka falënderuar portalin Titulli për kontributin e dhënë në këtë rast. Amir Rexhepi, mjek nga komuna e Bujanocit i cili bëri publike këtë rast, sot ka njoftuar portalin Titulli.com se pikërisht publikimi i rastin nga mediumi në fjalë ka ndikuar që mjekët e Luginës të gëzojnë jo tashmë dhjetë kuotat e ndara për specializim nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, por të pranohen 26 mjek nga Lugina për specializim të mëtutjeshëm. “Në emrin tim, dhe në emër të të pranuarve në specializim nga Lugina, së pari falënderoj Allahun që na mundësoi t'i gëzohemi kësaj të mire... Falënderim të veçantë i shprehim Ministrit të Shëndetësisë, z. Ferid Agani, i cili me ndarjen e kuotave për mjekët e Luginës, e ndihmoi në mënyrë direkte popullin e Luginës së Preshevës! Falënderim tjetër i shprehim mediumit www.titulli.com, i cili bëri sensibilizimin tek organet relevante me rastin e mospranimit të licencave të Serbisë që përjashtonte nga aplikimi mjekët e Luginës, ndërsa fillimisht ishte ndarë një kuotë prej 10 vendesh!”, thuhet në letrën e mjekut Amir Rexhepit drejtuar portalit Titulli. Në listën të cilën e ka publikuar Ministria e Shëndetësisë, e të cilën ia ka përcjellë Titullit mjeku Rexhepi, mund të shohim se 15 mjek nga Lugina mund të vazhdojnë specializimin në drejtime të ndryshme, si Endokrinologji, Urologji, Kardiologji, Mjekësi urgjente, Radiologji dhe specializime tjera, kurse 11  mjek të tjerë specializimin do ta bëjnë në drejtime të ndryshme në fushën e stomatologjisë si: Ortodonci, Protetikë, Kirurgji orale etj. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës me këtë rast do të financojë specializimin e 6 mjekëve, plus për tre mjek të tjerë për maternitetin që do të hapet në Preshevë si dhe për  5 stomatologë. Të ranguarit tjerë në këtë listë sipas të gjitha gjasave specializimin do të duhet ta kryejnë me vetëfinancim, nëse Ministria nuk ndryshon vendimin, tashmë të marrë. Vlen theksuar se mjekët e Luginës herën e parë nuk ishin pranuar për specializim, pasi që licencën e punës që ata posedonin ishte e Serbisë, përderisa Minsitria e Kosovës kërkonte licencë kosovare. Në fillim mjekëve të Luginës iu kishte thënë se do të pranohet licenca që ata posedojnë (të Serbisë), mirëpo në momentin e dorëzimit të dokumentacionit aplikues Ministria ka ndryshuar qëndrim, duke kërkuar nga mjekët shqiptar të Bujanocit dhe Preshevës licencë të Republikës së Kosovës, që natyrisht ata nuk e posedonin. Me këtë rast mjeku Amir Rexhepi ka kërkuar ndihmën e institucioneve të Luginë, mirëpo asgjë nuk ka ndryshuar për mirë, përderisa brengën e tij dhe të kolegëve ai e ka shpreh edhe në redaksinë e portalit Titulli. Për këtë rast mediumi Titulli.com ka botuar artikullin “Skandaloze: Ministria e Shëndetësisë la pa specializim mjekët e Luginës”, ndërsa ende pa kaluar 24 orë nga ky shkrim Ministria ndryshoi qëndrim ndaj pranimit të mjekëve të Luginës. Mjeku Amir Rexhepi nuk e la me kaq, ditë më vonë ai publikisht falënderoi portalin informativ me seli në Bujanoc, duke thënë se “atë që nuk e bërën politikanët e Luginës, e bëri Titulli.com”./Titulli.com/  
Policia: Rreth 30 vetura u dëmtuan në Bujanoc
Ndërrimi i patentë shoferit edhe përmes internetit (linku)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration