Studentët e Luginës nuk do të paguajnë më tarifën e qëndrimit në Shqipëri
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka bërë të ditur përmes rrejtit të facebook se ky do të jetë viti i parë që studentët nga trojet shqiptare do të paguajnë tarifë zero për qëndrimin e tyre në Shqipëri.Ai ka njoftuar se kjo u zgjidh me ligjin e ri tashmë në fuqi “Për të Huajt” duke zgjidhur kështu një shqetësim të hershëm që i hap rrugë dijës, shkruan Titulli.com.
“Të studiosh në Shqipëri, tashmë tarifa e qëndrimt kushton zero.Prej vitesh, hall me vete për studentët shqiptar nga Kosova, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, ishte tarifa e qëndrimit në RSH. Ne vendosëm që këtë tarifë ta bëmë zero dhe se përfitimi shtetërorë nga tarifa, ishte i pavlerë përballë përfitimit kombëtar nga dijet dhe shkollimi i të rinjve”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij të fb, transmeton Titulli.com.
Tahiri ka falënderuar Shuko Jahiu, qeverin shqiptare, deputetët që miratuan propozimin dhe të gjithë studentët tjerë që kanë shkruar për të zgjidhur këtë shqetësim./Titulli.com/