Arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave Kosovë-Serbi, shqiptarët e Luginës të kthehen?
Lokale

Arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave Kosovë-Serbi, shqiptarët e Luginës të kthehen?

10.Sep.2016 20:11
0
Një lajm i mirë vjen nga Brukseli sidomos për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd sot është diskutuar për njohjen reciproke të diplomave. Në takim, ku morën pjesë delegacionet e të dyja shteteve, u bë e ditur se BE-ja ka përcaktuar mekanizmin ndërkombëtar si certifikues të diplomave të nivelit universitar të lëshuar nga të dy vendet.

Ky mekanizëm përbëhet nga ekspertë të fushës akademike të BE-së dhe diplomat e certifikuara do të mbajnë logon e Bashkimi Evropian. Pas certifikimit nga BE-ja, të dyja shtetet kanë detyrim t`i njohin dhe certifikojnë diplomat universitare të njëra-tjetrës.

Ministrja për dialog Edita Tahiri, vlerësoi se kjo marrëveshje është shumë e dobishme, sidomos për shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët kryesisht kanë kryer studimet në Kosovë. Ajo shprehu bindjen se tani të diplomuarit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi që të kthehen të jetojnë dhe punojnë në trevat e tyre. BE ka përcaktuar mekanizmin ndërkombëtar si certifikues të diplomave të nivelit universitar të lëshuar nga të dy shtetet. 

Studentët e Luginës nuk do të paguajnë më tarifën e qëndrimit në Shqipëri
Muhoci i komunës së Bujanocit, fshati mes Serbisë dhe Kosovës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration