Lokale
Studentët nga Bujanoci vizitojnë Fakultetin në Suboticë (foto)
Në Universitetin e Novi Sadit, Fakulteti Ekonomik në Suboticë sot kanë qëndruar një numër i studentëve nga dega e këtij Fakulteti në Bujanoc për një vizitë studimore dhe për të njohur me fakultetin bazë, pjesë të së cilës janë këta student.
Studentët shqiptar, serb e romë udhëtuan mbi 500 kilometra për të vizituar Fakultetin në Suboticë.
Vizitës së tyre iu bashkëngjitën edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri, raporton Titulli.
Në një panel të mbajtur, përveç organizatorëve, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i KKSH-së, Beqiri, i cili ndër të tjera foli për organizimin në Fakultet, dega në Bujanoc dhe rreth funksionimit të saj. Gjithashtu Beqiri elaboroi edhe për punën trevjeçare që ka bërë Fakulteti në Bujanoc. Fjalimi i kryetarit të KKSH-së u vlerësua nga të pranishmit me duartrokitje të gjata.
[caption id="attachment_113812" align="aligncenter" width="648"] Fakulteti Ekomomik - Subotice[/caption]
Para të pranishmëve një fjalim të shkurt rreth historikut të degës së Fakultetit të Ekonomisë në Bujanoc e mbajti edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Vlen theksuar se në këtë ngjarje, për arsye objektive nuk morri pjesë shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Michael Davenport, Komisari i Lartë i OSBE-së për pakica kombëtare Astrid Thors, si dhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard.
Pjesëmarrjen e këtyre zyrtarëve të lartë e kishte paralajmëruar një ditë më parë kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, e cila nuk doli të jetë e ashtu, derisa Titulli ka mësuar se shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard gjatë kohës që u zhvillua kjo vizitë ishte me punë në Vjenë të Austrisë.
Në këtë vizitë përfaqësuesit e organizatave në fjalë u prezantuan në një niveli më të ulët të përfaqësimit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!