Jeton Rahimi përcillet për në banesën e fundit (foto)
Lokale

Jeton Rahimi përcillet për në banesën e fundit (foto)

28.Mar.2014 16:48
0
Qindra qytetarë të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, si dhe familjarë e dashamirë nga diaspora, kanë marrë pjesë në varrimin e 28 vjeçarit, Jeton Rahimi, i cili ndërroi jetë si pasojë e aksidentit fatal që ndodhi të mërkurën (26.03.2014) në Steinach të Kantonit Thurgau në Zvicër. vorrimi-jetoni-2 Varrimi i të ndjerit u bë sot në vendlindje në varrezat e fshatit Letovicë të komunës së Bujanocit. Në ceremoninë mortore e zhvilluar pas namazit të ikindisë, në kolonën e gjatë për të përshëndetur për herë të fundit të dashurin e tyre, morën pjesë anëtarë të familjes së ngushtë, familjarë nga rrethi i gjerë, miq e dashamirë nga vende të ndryshme të rajonit, raporton Titulli. vorrimi-jetoni-3 I ndjeri, 28 vjeçari Jeton Rahimi me familje, jetonte në Zvicër./Titulli.com/ ***************************************************************************************************************** [caption id="attachment_113796" align="alignleft" width="200"]Jeton Rahimi, i aksidentuari në Zvicër nga fshati Letovicë i komunës së Buanocit Jeton Rahimi, i aksidentuari në Zvicër nga fshati Letovicë i komunës së Buanocit[/caption] Në një aksident me fatalitet që ndodhi të  mërkurën (26.03.2014) rreth orës 5:30 minuta në Steinach të Kantonit Thurgau të Zvicrës ka humbur jetën Jeton Rahimi nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit. Aksidenti ka ndodhur kur makina e cila humbi kontrollin në një rreth rrotullim në të cilën e ngiste 28 vjeçari (tash i ndjerë) ka goditur një  veturë tjetër ku ngasës ishte një 48 vjeçar, me ç’rast makina e 28 vjeçarit ka dalë nga rruga duke u përplasur në një fabrikë ndërtimi aty afër. Familjarët i kanë thënë Titullit se i ndjeri Jeton Rahimi  do të varroset të shtunën (29.03.2014) në vendlindjen e tij në fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit dhe kufoma i tij do të përcillet tek varrezat e fshatit me namazin e Ikindisë./Titulli.com/  
Studentët nga Bujanoci vizitojnë Fakultetin në Suboticë (foto)
Në “Sezai Surroi” nxënësit në top formë, sërish sulmojnë profesorët!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration