Lugina më shpejt drejt Prishtinës, autostrada pritet t'i drejtohet Gjilanit
Lokale

Lugina më shpejt drejt Prishtinës, autostrada pritet t'i drejtohet Gjilanit

29.Mar.2014 12:09
0
Autostradës Prishtinë-Shkup, që këto ditë do të nisë të nderohet, mund t’i bashkohet edhe Anamorava. Idenë për këtë e ka dhënë ditë më parë i dyti i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.  Ai ka propozuar që ndërtimi i saj të mos shkojë në kufi me Maqedoninë, por në Ferizaj me një rrethrrotullim modern të drejtohet në drejtim të Gjilanit. Sipas Pacollit, pjesa tjetër drejt Hanit të Elezit, duhet të zgjerohet dhe të jetë brenda standardeve. Krejt kjo, sipas tij, duhet të ndodhë për arsye ekonomike, strategjike dhe në interes të qytetarëve të asaj pjese, ngase, siç ka thënë ai, Anamorava duhet të lidhet me autostradë moderne, shkruan gazeta 'Tribuna'. E, propozimi i Pacollit duket se mund edhe të realizohet lehtë. Mbështetje këtij projekti po i japin edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Pro realizimit të këtij projekti janë edhe ekspertët e ekonomisë. Madje ata po thonë se qytetarëve të kësaj ane duhet t'i jepet e drejta për qasje në autostradë. Një lidhje e tillë përveç që do t'i shërbejë kësaj pjese të Kosovës, do të lehtësojë edhe qarkullimin e qytetarëve të Luginës, sidomos drejt kryeqytetit, Prishtinës. Ndryshe, Autostrada Prishtinë-Shkup është thënë se do të ndërtohet në një kohë prej 42 muajve pas nënshkrimit të kontratës. Ndërtimin e kësaj rruge do ta bëjë konsorciumi “Bechtel & Enka”. Vlera e këtij projekti do të jetë 599.944.263 euro./Titulli.com/
SHPGS (NUNS) feston 20 vjetorin, rizgjodhi kryetarin e ri
Studentët nga Bujanoci vizitojnë Fakultetin në Suboticë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration