Lokale
QSA nuk i harron fëmijët jetim të Preshevës (foto)
Fëmijët, më të dashurit tanë, kanë fituar përkujdesjen e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit përmes projektit “Streha e jetimëve”.
“Të buzëqeshim së bashku” titullohej programi kushtuar jetimëve të komunës së Preshevës. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ka bërë evidentimin e fëmijëve jetim të kësaj komune për të cilët më pas ka organizuar një program kreativo-edukues, raporton Titulli.
Ky organizim i zhvilluar të dielën filloi me transportimin e fëmijëve nga vendbanimet e tyre deri në vendtakimin në natyrë, ku atje u organizuan detyra kreative si pikturimit, lënia e mesazheve, pa anashkaluar aktivitetin fiziko rekreativ, lojërat dhe gara në futboll, volejboll, tërheqjen e litarit etj.
Të gjithë fëmijët pjesëmarrës marshuan nëpër rrugët e Preshevës, që sipas organizatorëve kishte si qëllim sensibilizimin e shoqërisë për përgjegjësinë dhe obligimet që mbajmë ndaj jetimëve të cilët kanë nevojë gjithmonë për kujdes.
Pas përfundimit të aktiviteteve në natyrë, për fëmijët u shtrua edhe një drekë në restorant, ndërsa në fund iu ndanë edhe dhurata nga doktoreshë Arbenita Arifi e cila u kujdes dhe ka mbështet në tërësi këtë projekt.
Në këtë aktivitet janë përfshirë rreth 80 fëmijë jetimë, ndërsa në staf ishin angazhuar sociolog, pedagog të edukatës islame, edukatës fizike, mjedisit dhe kujdesit.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë është njëra ndër organizatat e pakta që kujdesen për fëmijët jetim në këtë komunë dhe më gjerë. Aktivitete të tilla kjo qendër ka realizuar edhe më herët./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!