Stojanqa Arsiq, funksioneri lokal Bujanoc më të ardhura mujore mbi 140 mijë dinarë
Sipas të dhënave të agjencisë për korrupsion në Serbi, nënkryetari i komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq ka të deklaruar herën e fundit pasurin që ai posedon.Dokumenti nga ky institucion flet se ai ka pranuar rrogën e zëvendëskryetarit prej 37. 000 dinarë dhe rrogën në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc prej 121.000 dinarë në muaj dhe ka një gjysmështëpi prej 140 m2 dhe një tjetër prej 70 m2 gjithashtu edhe parcelën-tokë prej 26.800 metra katrorë, shkruan Titulli.com.
Arsiq atëherë ka lajmëruar edhe dy automjete të prodhimit të vjetër “Peugeot 306”, “Ford Escord” si dhe traktorin IMT.
Stajança Arsiq trashëgon postin e zëvendëskryetarit të komunës së Bujanoci nga bashkëqeverisja me Partinë Demokratike të Nagip Arifit nga viti 2012-2016 dhe tani është në koalicion me Partinë për Veprim Demokratik me kryetar Shaip Kamberi dhe njëkohësisht Arsiq vazhdon të mbaj funksionin e zëvendëskryetarit të komunës së Bujanocit për mandatin 4 vjeçar.
Të dhënat për pasurin dhe të ardhurat kanë paraqitur herën e fundit edhe funksionarët tjerë lokal shqiptarë në Bujanoc për kohë të gjatë Nagip Arifi, Shaip Kamberi dhe Jonuz Musliu./Titulli.com/