Stefanoviq: Emigrantëve i kemi siguruar qëndrim human dhe me dinjitet (foto)
Gjatë qëndrimit të djeshëm në Preshevë, ministri i punëve të brendshme në qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se "kjo ministri me punë serioze dhe me përkushtim ka ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e Serbisë, ndërsa emigrantëve në vendin tonë i është siguruar qëndrim human dhe me dinjitet".“Krizën e emigrantëve nuk mund ta zgjedh Serbia e vetme. Duhet të kemi sistem unik të regjistrimit, që këta njerëz të mos regjistrohen në secilin shtet ku kalojnë”, ka thënë Stefanoviq.
Stefanoviq së bashku ministrin e punës Aleksandar Vulin, ambasadorin e Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad dhe koordinatoren e UNHCR-së për aktivitete në terren, Françeska Bonelin, kanë marrë pjesë në përurimin e objekteve të rinovuar në Qendrën e pranimit të refugjatëve në Preshevë.
Adaptimi i këtyre objekteve që është quajtur faza e dytë, është mbështetur financiarisht nga Mbretëria e Norvegjisë, ndërsa fazën e tretë do ta financojë UNHCR.
Ministrat Stefanoviq dhe Vulin, së bashku me u.d të drejtorit të policisë së Serbisë, Vladimir Rebiq dhe kryeshefin e policisë kufitare Milenko Bozhoviq kanë vizituar edhe bazën e xhandarmërisë në Cakanoc të Preshevës./Titulli.com/