KBI në Bujanoc zgjedh kryesinë e re
Lokale

KBI në Bujanoc zgjedh kryesinë e re

17.Feb.2016 15:40
0
Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc ka zgjedhur tetë anëtarët e këtij organi, prej 17 anëtarëve që ishin kandidatë, raporton Titulli.com.

KBI që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka mbajtur zgjedhjet me pjesëmarrje të 57 anëtarëve të kuvendit, ku kanë qenë të përfshirë imamët e xhamive në territorin e komunës së Bujanocit së bashku me dy delegatë nga këto xhami.

Tetë anëtarët të cilët kanë arritur votat për anëtarë të KBI-së janë Sulejman Fejzullahu me 39 vota, Agron Halimi 34 vota, Edmond Isufi 31 vota, Abdulmexhid Ramizi 29 vota, Shaban Hamidi 28 vota, Vedat Bakiu 27 vota, Musa Beqiri 26 vota dhe Vesim Avdiu me 24 vota, ka njoftuar KBI nëpërmjet një postimi në facebook.

Anëtari që ka marr më së shumti vota, në këtë rast Sulejman Fejzullahu, pritet që të emërohet kryetar i KBI-së, por pëlqimin duhet ta jep Bashkësia Islame e Kosovës.

Kështu, në rast të pëlqimit nga BIK, Sulejman Fejzullahu do të merrë edhe një mandat katër vjeçar, pasi ai ka udhëhequr këtë institucion në katër vitet e kaluara.

Në zgjedhjet e djeshme kanë marrë pjesë edhe Ahmet Sadriu dhe Vedat Sahiti, anëtarë të komisionit zgjedhor pranë BIK-ut të cilat kanë proceduar zgjedhjet./Titulli.com/

Stefanoviq: Emigrantëve i kemi siguruar qëndrim human dhe me dinjitet (foto)
Danas: Po shiten ndihmat humanitare të refugjatëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration