Lokale
Stankoviq: Regjistrimi i popullsisë në Luginë në vitin 2014
Nuk ekziston asnjë problem aktual i cili do të mundte të nxisë një pakënaqësi më të madhe në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, thotë Zoran Stankoviq.
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjatë një interviste për gazetën “Novosti” ka thënë ndër të tjera se nuk mundet të ketë asnjë paralele me veriun e Kosovës, transmeton Titulli.
Ai ka paralajmëruar se në këtë rajon në vitin e ardhshëm do të bëhet regjistrim i jashtëzakonshëm i popullsisë, si dhe një seri e bisedimeve, në mënyrë që , pas 12 viteve, të merren masat përfundimtare që kërkesat e shqiptarëve të vendosen nën kornizat e Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë, si dhe konventave ndërkombëtare./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!