Lokale
Haxhinjt e Luginës gati, nisja në fund të shtatorit
Këshilli Bashkësisë Islame (KBI) në Preshevë është duke kryer përgatitjet e fundit për kushtin e pestë të fesë islame, Haxhin. Nisja e haxhinjëve të rinj drejt Mekës pritet të bëhet deri kah fundi muajit shtator.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë Fikret Limani, thotë se këtë vit haxhi organizohet në dy drejtime.
Drejtimi i parë do të jetë përmes Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ku vizat do të sigurohen nga BIK-u për 19 persona, raporton Titulli.
Ndërsa, sipas Limanit organizimet janë duke u bërë edhe në drejtimin tjetër.
Agjensioni “Mimoza ‘93” është duke u marrë me organizimin përmes Bashkësisë Islame të Novi Pazarit. Për këtë relacion vizat do të sigurohen përmes BI të Novi Pazarit.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë Fikret Limani, bënë të ditur se vaksinimi për haxhinjët e rinj që udhëtojnë përmes BIK tashmë është kryer, ndërsa ditëve të ardhshme do të bëhet vaksinimi edhe i haxhinjëve që udhëtojnë përmes organizimit të Bashkësisë Islame të Novi Pazarit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!