Lokale
Stankoviq në Preshevë, premton 1.3 milionë dinarë për sanimin e dëmeve
Kryetari Trupit Koordinues (TK) Zoran Stankoviq sot ka vizituar Bashkësinë Lokale (BL) të Stacionit Hekurudhor, ku ka biseduar me banorët lokalë, kryetarin e BL dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të Preshevës, pas vërshimeve të fundit të ndodhura në rajonin tonë.
Trupi Koordinues pë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për fazën e parë të sanimit të dëmeve në objektet infrastrukturore dhe në amvisëri do të japë 1.3 milion dinarë, që fillimishtë të zgjidhen problemet, tha pas konsultave kryetari TK Zoran Stankoviq, raporton RTP.
Ndërsa kryetari BL të Stacionit Hekurudhor Skender Limani tha se u dakorduan që ta bëjnë projektin për zgjidhje të përhershme të këtij problemi. Stankoviq tha se Brenda disa ditëve 6 milion dinarë do të barten në llogarinë e komunës së Preshevës nga rezervat e buxhetit, ndërsa përmisimi i infrastrukturës që do të kushtojë rrethë 20 milion dinarë do të bëhet në bashkëpunim me ministritë, por pa precizuar se kur.
Dëmet nga vërshimet e të reshurave të shiut në territorin e komunës së Preshevës sipas Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme janë mbi 20 milion dinarë, kurse amvisëritë kanë pësuar dëme në 2 milion dinarë, ndërsa dëmet tjera janë në objektet infrastrukturore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!