Lenjani: Xhandarët serb po bëhen polic kufitar
[caption id="attachment_62809" align="alignleft" width="300"] Selver Lenjani[/caption]
"Ditëve të fundit po ndodhë një dukuri shumë e çuditshme. Një pizgauer plotë me policë po qëndron afër punktit i cili edhe po shqetëson banorët", thotë Selver Lenjani përfaqësues i këtij fshati. Në fakt këta polic kanë qenë ushtar të xhandarmërisë serbe, por i kanë ndërruar uniformat.
Banorët e brezit kufitare në fshatin Karaçevë e Epërme janë të frikësuar pasiqë ditëve të fundit ushtarët e xhandarmërisë serbe janë shndërruar në polic kufitarë.Selver Lenjani përfaqësues i këtij fshati tha për rajonipress se ditëve të fundit po ndodhë një dukuri shumë e çuditshme. “Një pizgauer plotë me policë po qëndron afër punktit i cili edhe po shqetëson banorët. Në fakt këta polic kanë qenë ushtar të xhandarmërisë serbe , por i kanë ndërruar uniformat” tha Lenjani.
Lenjani theksoi se banorët me të drejtë ndihen të frikësuar pasiqë ata gjatë gjithë kohës rrinë në gjendje gatishmërie, derisa as KFOR-i e as policia kosovare nuk patrullon aty pari. “Këta xhandarë të shndërruar në polic kufitar kanë armatim të rëndë dhe kontrollojnë çdo detaj” tha Lenjani.
Karaçeva e Epërme kufizohet me fshtarat shqiptare të Malësisë së Bujanocit që janë nën juridiksionin e Serbisë./Titulli.com/