Lokale
Stankoviq ndan pajisje shkollore në Preshevë
Shkolla multietnike“9 Maji” në Leran edhe këtë vit është përfituese e donacionit që ndan Trupi Koordinues për fillimin e procesit mësimorë. Pajisje shkollore kanë përfituar nxënësit që për herë të parë u ulën në bankat shkollore.
Në kuadër të aktiviteteve të organeve qeveritare, Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, së bashku me zv/kryetarin e komunës së Preshevës Skender Destanin, kanë ndarë sot pajisje shkollore për nxënësit e shkollës fillore “9 maji” në Leran. Gjatë vizitës së kësaj shkolle ata janë pritur nga drejtori Rahmi Hyseni dhe stafi udhëheqës i shkollës.
Kryetari Trupit Koordinues Zoran Stankoviq uroi fëmijët për fillimin e procesit mësimor, ndërsa atyre që për herë të parë janë ulur në bankat shkollore i dëshiroi suksese gjatë viteve të ardhshme. Ai tha se prej tyre pritet ardhmëria e të gjithëve pasi do të jenë ata që një ditë do të udhëheqin me vendin.
Edhe drejtori shkollës fillore “9 Maji” Rahmi Hyseni uroi gjithë nxënësit që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për Hysenin është një ndjenjë e veçantë kur sheh fëmijë mjaftë të lumtur që fillojnë mësimin. Ai i porositi nxënësit që të jenë të dhënë pas mësimit, të jenë të dëgjueshëm për arsimtarët, si dhe të rrespektojnë familjet e tyre.
Këtë aktivitet përfaqësuesit e Trupit Koordinues së bashku me përfaqësuesit lokal në Bujanoc dhe Medvegjë e kanë vazhduar edhe në këto komuna. Me këtë rast 900 nxënës të klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë marrë pajisje shkollore me vlerë prej 804.602,40 dinarë. Donacioni është siguruar nga ana e Trupit Koordinues për këto tri komuna. Pajisjet shkollore të kompletuara përmbajnë çantë shkollore, fletore, bllok vizatimi, vizore, ngjyra të drurit, numëratore, gdhendëse, goma, lapsa dhe stilolapsa./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!