Lokale
Stankoviq: Librat ishin kontrabandë; Beqiri: Shqiptarët i lajmëruan
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Zoran Stankoviq, ka deklaruar sot se tekstet në fshatin Raincë të Preshevës, janë konfiskuar me të drejtë pasi është tentuar “kontrabandimi” i tyre.
[caption id="attachment_56299" align="alignleft" width="300"] Kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq[/caption]
“Si duket, kjo është një përpjekje për manipulim dhe transmetimit të këtij lajmi që të shqetësohet publiku dhe të justifikohet kjo sjellje e paligjshme”, i ka thënë Stankoviq agjencisë “Beta”, transmeton Titulli.
Në deklaratën në formë ë shkruar theksohet se dikush ka tentuar të “kontrabandojë” më shumë se 6.000 libra në gjuhën shqipe dhe t’i shpërndajë nxënësve të klasës së parë fillore e deri në të katërtën.
Për këtë arsye këto libra janë konfiskuar pasi është shkelur ligji, derisa nuk kanë pas asnjë dokument përcjellës.
“Autoritetet kompetente shtetërore kanë bërë punën e vet në përputhje me ligjin dhe nuk kanë ‘torturuar’ - siç kanë transmetuar disa media. E vërteta është se pjesëtarët e policisë dhe inspektorët e krimit ekonomik nga Vranja dhe Presheva kanë kryer hetim me urdhër të zëvendësprokurorit publik, i cili ka nisur procesin për përcaktimin e vërtetimit të fakteve për futjen ilegale të librave”, ka shtuar Stankoviq.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes është vërtetuar se nuk posedohet asnjë dokument përcjellës, si dhe nuk ka emra të njerëzve të cilët i kishin sjellë këto libra.
“Gjithashtu, inspektorët e policisë në anjë mënyrë nuk janë marrë me përmbajtjen e teksteve”, ka nënvizuar Stankoviq.
Beqiri: Dikush prej shqiptarëve e ka lajmëruar rastin
[caption id="attachment_50799" align="alignleft" width="300"] Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së[/caption]
Ndërkaq, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, “akuzon” shqiptarët për këtë që ka ndodhur, pasi që, sipas tij, vetë shqiptarët e kanë lajmëruar këtë rast.
“Dhe ndërkohë dikush prej shqiptarëve e ka lajmëruar këtë rast dhe inspektorët e arsimit të Preshevës së bashku me policinë kanë bërë kontrollimin e kësaj shkolle dhe i ka zbuluar në një klasë disa libra”, ka thënë Beqiri, i cili e dënon rënd këtë ndërhyrje të Policisë dhe inspektoratit të arsimit në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, transmeton "Zëri".
Sipas tij, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka bërë disa kërkesa në Ministrinë e Arsimit të Serbisë që të lejohen librat dhe, sipas tij, për momentin vetëm 12 libra nga Shqipëria janë të cilat përdoren nëpër shkolla./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!