Shfaqja “Ku…çka…” fiton 3 çmimet kryesore në “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë
Lokale

Shfaqja “Ku…çka…” fiton 3 çmimet kryesore në “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

11.Nov.2013 11:03
0
Shfaqja “Ku…çka…” është shpërblyer me 3 çmime në Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë, që u mbajt nga data 5 deri me 9 nëntor dhe në të morën pjesë teatro nga mbarë trojet shqiptare, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në këtë festival, që kishte edicionin e dhjetë të tij, Elmaze Nura ka marrë çmimin regjisorja më e mirë, Mentor Zymberaj u shpall aktori më i mirë kryesor i festivalit dhe Florentina Ademi fitoi çmimin aktorja më e mirë kryesore për rolin e saj. “Patëm rastin të shohim një shfaqje të kompletuar me të gjitha komponentët. Kjo është një satirë e kohës e cila duket në shikim të parë që është e lehtë, mirëpo brenda saj ndodhet një filozofi e thellë, e cila nuk i përket vetëm jetës së artistëve, por mund të aplikohet në secilën fushë të shoqërisë”, tha Josif Papagjoni, kritik teatri. “Ka qenë një lojë e mrekullueshme e tri aktoreve dhe aktorit kryesor, por kjo nuk do të kish ndodhur pa magjistaren që e ka bërë regjinë”, tha ai. Shfaqja “Ku…çka…” është një produksion i Teatrit “Dodona” në Prishtinë dhe vetëm për katër muaj, qe nga premiera është prezantuar në gjashtë festivale ndërkombëtare dhe mbarëkombëtare, si në Klaipeda (Lituani), Strumicë dhe Kumanovë ( Maqedoni), Gjakovë dhe Ferizaj ( Kosovë) dhe këtë herë në Luginën e Preshevës.
USLP: Ne nuk kemi kërkuar short për regjistrim të studentëve
Stankoviq: Librat ishin kontrabandë; Beqiri: Shqiptarët i lajmëruan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration