Stankoviq: I njohur emri i vrasësit të policit
Lokale

Stankoviq: I njohur emri i vrasësit të policit

27.Oct.2013 17:21
0
Shefi i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka thënë se pret arrestimin e personit i cili vrau policin Goran Gjorgjeviq, dhe se është i njohur emri i tij dhe vendndodhja. “Është i njohur emri i shoferit i cili vrau policin Goran Gjorgjeviq afër Tërnocit të Madh dhe tani vetëm se pritet arrestimi i tij, për të cilin dihet se ka kaluar në territorin e Kosovës”, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq. Ai gjatë qëndrimit të sotëm në televizion publik të Serbisë ka thënë se nuk është e vërtetë se policia serbe nuk guxon të hyjë në Tërnoc. “Në Tërnoc për disa vite gjendet pika e përhershme e policisë, dhe se nëpër fshatë rregullisht kalon xhandarmëria”, është shpreh zyrtari serb, transmeton Titulli. Stankoviq ka nënvizuar se nuk janë të gjithë banorët e fshatit Tërnoc rishitës të drogës duke theksuar se policia ka të dhënat “për personat të cilët veprojnë në kundërshtim me ligjin”. “Pjesëtarët e strukturave të sigurisë i arrestojnë këta njerëz, mirëpo rezultatet e tyre pozitive nuk janë të qasshme për publikun”, është shprehur kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq. Vlen theksuar se udhëheqësia e fshatit Tërnoc gjatë mbledhjes së mbajtur të shtunën ka kërkuar nga zyrtarët serb si dhe mediat e Beogradit që të kenë kujdes me deklaratat e tyre, duke mos “fut në një thes” të gjithë banorët e fshatit, pasi pjesa dërmuese janë qytetarë të ndershëm. Bashkësia  Lokale e Tërnocit njëherit ka kërkuar që në mënyrë sa më urgjente të zbardhet ky rast./Titulli.com/
“Lugina e Preshevës në lëvizjen shqiptare gjatë historisë”, plagjiaturë ?!
Heqja e taksës rritë dukshëm qarkullimin drejt Kosovës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration