Stankoviç: Do të sigurojmë 18 libra për nxënësit shqiptarë
Gjatë qëndrimit të tij në Bujanoc të kryetarit Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç deklaroi se deri më tani pas shumë përpjekjeve na është dhënë lista e teksteve që është e nevojshme për përkthim dhe që iu nevojiten nxënësve në Luginë të Preshevës.
Ai njashtu theksoi se iu është dashur edhe të kërkoj ndihmën e zyrës së BE-së në Beograd për të arritur deri tek lista e librave që kërkohen për shkollimin e fëmijëve në gjuhë shqipe.
“Ne veçse pas 6 viteve me Këshillin Kombëtar Shqiptarë për herë të parë kemi një propozim për tekste në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë. Ajo që është me rëndësi është që pas bisedimeve me Ministrin e Arsimit të Serbisë dhe Ministrin e Arsimit të Shqipërisë nuk është dhënë lista e librave që duhen përkthyer për nxënësit shqiptarë, por pas intervenimit tim në ambasadën e BE-së në Beograd për ta pasur një list të librave është arritur apo kemi pasur një listë apo kërkesë të librave për nxënësit në gjuhën shqipe nga ana e KKSH-së” – tha Stankoviç.
Ai më pas tregoi se është takuar edhe kryetarin e komunës së Bujanocit dhe atë të KKSH-së për këtë problematik.
“Dhe pas kësaj është mbajtur prapë një takim me kryetarin e komunës, Shaip Kamberin dhe kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustafa në Beograd, takim i cili ka qenë para 10 dite dhe jemi marrë vesh që 18 libra të jenë të gatshme deri në fillim të vitit dhe pas kësaj do të fillojmë të merremi me zgjedhjen e problemeve tjera dhe librat të jenë të gatshme në gjuhën shqipe” – tha Stankoviç.