Ambasadori gjerman në Bujanoc: Situata politike stabile, por jo dhe ajo ekonomike  
Lokale

Ambasadori gjerman në Bujanoc: Situata politike stabile, por jo dhe ajo ekonomike  

28.Oct.2019 13:30
0

Ambasadori gjerman i akredituar në Beograd, Tomas Shib sot ka qëndruar në Bujanoc ku është takuar me kryetarin e Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Preshevë, Zoran Stankoviç.

Më pas ambasadori Shib takohet me krerët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

 Shib para medieve deklaroi se është hera parë pas një viti si ambasador që vizitojë Bujanocin dhe situata politike e qetë por jo dhe ajo ekonomike, shkruan Titulli.com.

 “Është hera e parë pas një viti si Ambasador i Republikës Gjermane në Beograd që vizitojë Bujanocin. Situata politike është konstatuar se është stabile, kurse situate ekonomike është e rëndë dhe mund ta vërtetoj se i përshtatet parashikimeve të mia. Ne si ambasadë gjermane jemi të interesuar të i sjellim biznesmët gjerman për mundësin e investimeve këtu dhe është domethënëse dhe hapja e auto rrugës si një efekt pozitivë në situatën këtu në jug të Serbisë” – deklaroi ambasadori Shib.

 Ai ndër të tjera deklaroi se është arritje e madhe duke përmendur sigurimin e librave në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë duke shpresuar se në këtë mënyrë bashkëpunimi të vazhdohet.  

 “Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me odën ekonomike gjermano – serbe dhe kështu që do të ia dërgojmë informacionet që kemi. Ne mendojmë se duhet në vazhdojë dialogu i 7 pikave (i dorëzuar qeverisë së serbisë nga partitë politike shqiptare në qershor të vitit 2013 në Beograd). Dhe na vjen mirë që keni arrit marrëveshje për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë dhe shpresoj se me këtë  frymë të vazhdojnë aktivitetet” – theksoi Ambasadori i Republikës së Gjermanisë në Beograd, Tomas Shib tha nga zyrat e TK-së shkruan Titulli.com.

Stankoviç: Do të sigurojmë 18 libra për nxënësit shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration