Lokale
Sot 14 vite më parë, UÇPMB doli në skenë (foto)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc ka nisur me homazhe shënimin e 14 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Pjesëtarët e OVL-së, familjarët e dëshmorëve, veteranëve të luftës dhe qytetarë të shumtë, në këtë ditë me borë, homazhet i filluan tek varri i dëshmorit, pjesëtarit të UÇPMB-së, Besim Faikut, në Tërnoc, ku edhe u vendosën kurora me lule.
Në përkujtim të veprës së tij dhe daljes për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocit,pas homazheve në Tërnoc, OVL së bashku me qytetarët morën rrugën për Dobrosin, vendin ku edhe për herë të parë doli në skenë UÇPMB, raporton Titulli.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së Edmond Isufi para të rënëve dhe të gjallëve, në këtë përvjetor, tha se gjaku i derdhur i dëshmorëve duhet të respektohet, e aq më shumë të luftohet për të drejtat për të cilat edhe ata janë flijuar.
Në këtë shënim morën pjesë edhe pjesëtarët e OVL-së nga Presheva, me kryetarin Ramadan Ismaili si dhe udhëheqës nga administrata e komunës së Bujanocit, me kryetarin e komunës Nagip Arifin.
Shënimi i 14 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pos homazheve te varri i dëshmorit Besim Faiku, qëndrimit në Dobrosin në përkujtim të daljes në skenë për herë të parë të UÇPMB-së, OVL ka do të shtroj edhe një koktej për të pranishmit në shtëpinë e kulturës në Bujanoc./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!