Për nderë të 14 vjetorit të daljes në skenë të UҪPMB-së, ish komandanti i përgjithshëm Shefket Musliu, ka nderuar të rënët nga Anamorava.
Musliu së bashku me disa pjesëtarë tjerë fillimisht ka bërë homazhe tek përmendorja e Njazi Azemit-Komandant Mjekrra në Viti.
Homazhet kanë vazhduar edhe në varrezat e dëshmorëve të Gjilanit ku janë të varrosur disa pjesëtarë të UҪPMB-së, rapoton Titulli.
Shefket Musliu ka qenë komandat i përgjithshëm i UҪPMB-së dhe njëherit edhe nënshkrues i marrëveshjes së Konҫulit për vendosjen e paqes në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./Titulli.com/