Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare Shqiptare mbanë ligjëratë për mjekët e Luginës
Në kuadër të aktiviteteve të shoqatës "Mjekët e Luginës" ditë më parë u realizua ligjërata mjekësore me temën "reanimiacioni kardio pulmunar" rreth ndihmës së shpejtë në raste të aksidenteve rrugore nga prof.dr Skënder Brataj drejtor i urgjencës kombëtare shqiptare .“Pjesëmarrës në këtë takim të radhës ishin një numër i konsiderueshëm i mjekëve por edhe infermierëve nga Lugin”, deklaroi kryetari Shoqatës ” Mjekët e Luginës” Beqir Nuhiu.
Pro.dr Skënder Brataj drejtor i urgjencës kombëtare shqiptare veç tjerash theksoi se kjo është iniciativë e filluar për sensibilizimin e shpërndarjes së kulturës së reanimiacionit kardio vaskular pulmunar. Çdo mjek apo infermier duhet të jetë në gjendje të mbaj në jetë një person me dy duar.
“Gjithë shoqatat shkencore kanë treguar që në çfarë do lloj aksidenti rrugor për një të vdekur kemi dy individ të përjetshëm”, tha gjatë ligjëratës porf.dr Skënder Brataj nga Shqipëria.
drejtor i urgjencës kombëtare shqiptare Ndërkaq njëri nga mjekët prezent
Shqiprim Veliu, mjekë nga Presheva pjesëmarrës në këtë ligjëratë është shprehur se ky aktivitet ishte i një rëndësie mjaft të veçantë dhe jetëshpëtuese.
Në këtë ligjëratë ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i mjekëve, infermiërevë nga shtëpia e Shëndetin në Bujanoc dhe Preshevë./A.Saqipi-Titulli.com/