Sinani mirëpriti gratë nga Unioni i Bashkive Shqiptare, mbahet edhe konferencë (video)
Lokale

Sinani mirëpriti gratë nga Unioni i Bashkive Shqiptare, mbahet edhe konferencë (video)

08.Mar.2022 19:09
0

Në kuvendin komunal është mbajtur konferenca e edicionit të  dytë të “Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon” i cili organizohet nga Unioni i Bashkive Shqiptare, ka shkruar në Facebook Ardita Sinani.

Kryetarje  komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka mirëpritur edhe në kabinetin e saj gratë nga ky Forum.

Potimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:

Ishte Konferencë e jashtëzakonshme
 
U binda edhe më shumë se vërtetë ishte nderë dhe fat të jemi sot nikoqir të “Forumit të Grave Shqiptare të Suksesshme në Rajonin Shqipfolës”.
 
Të jemi me gra dhe burra të mrekullueshëm. Si panelistë, dëgjues/e dhe bashkëbisedues/e. Dhjetëra. Me përvoja të dëshmuara. Nga fusha të ndryshme. Me rekomandime të dobishme.
 
Pjesë të ministrive, parlamenteve, komunave, universiteteve, kompanive private, shtëpive botuese, veprimtarive artistike, organizatave joqeveritare etj.
 
Nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës. I falenderoj përzemërsisht veç e veç për pjesëmarrjen dhe kontributin.
 
Bashkëbiseduam për rolin e gruas shqiptare në institucionet drejtuese, gruan në politikë dhe pushtetin vendor, pozitën e gruas në politikë dhe nismat konkrete të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe Republikës së
 
Kosovës, sfidat e gruas në pushtetin vendor, rrugëtimin e gruas në botën ekonomike, gruan në institucionet ekonomike dhe sfidat e saj, historitë e suksesit në fushën e biznesit, politikat e pushtetit vendor për integrimin
 
ekonomik të grave dhe rolin e gruas në shoqëri etj.
 
Nga diskutimet patëm mundësinë të dëgjojmë përvoja të dobishme personale, si dhe të nxjerrim rekomandime profesionale.
 
Tash e kemi edhe më të qartë se në ç’drejtim duhet të ecim për t’i zhvilluar fushat e trajtuara sot. Për ta fuqizuar rolin e gruas në shoqëri.
 
Mirënjohje për gjithë ata dhe ato që punuan në organizimin e këtij bashkorganizimi të Komunës së Preshevës dhe Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare, e sidomos drejtoreshën Andriola Kambo
 
Bashkë mundemi më mirë. Se bashkë është më mirë !
 
Mustafa priti në zyrën e tij gra institucionale nga Kosova
KRZ publikon listën nga Presheva "Alternativa për Ndryshim-Alternativa Demokratike Shqiptare" (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration