KRZ publikon listën nga Presheva "Alternativa për Ndryshim-Alternativa Demokratike Shqiptare" (dokument)
Komisioni Republikan Zgjedhor ka publikuar listën e kandidatëve për deputet nga lista "Alternativa për Ndryshim-Alternativa Demokratike Shqiptare" të cilës i prin Shqiprim Arifi dhe Sami Sami Salihu.
"Pas verifikimit të dokumentacionit dhe pas përmbushjes së të gjitha parakushteve ligjore, sot më 8 mars, Komisioni Republikan Zgjedhor ka çertifikuar Listën "Alternativa Demokratike Shqiptare " e cila më datë 3 prill do të garojë me numrin 15 për zgjedhjet Parlamentare. Falënderojmë të gjithë simpatizantët, qytetarët tanë, si dhe aktivistët, të cilët kontribuan në mbështetjen e Listës ADSH-së", thuhet në njoftmin e APN-së.
Brenda kësaj liste nuk asnjë kandidatë për deputet në komunën e Bujanocit.
Kliko për ta parë listën e plotë nga Presheva: Alternativa për Ndryshim-Alternativa Demokratike Shqiptare"