Sinani: Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Republikën e Kosovës
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për targat kufitare.
Postimi i plotë i Ardita Sinanit në Facebook;
Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Republikën e Kosovës, si masat e reciprocitetit lidhur me përdorimin e targave të përkohshme të shtetasve të Republikës së Serbisë.
Procesi i fuqizimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës është në interes edhe të Luginës së Preshevës. Si i tillë, besojmë se edhe procesi i masave të reciprocitetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të shoqërohet ditëve në vijim me vendime në interes të Luginës e Preshevës. Në rastin konkret me vendime që do ta lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe të Luginës së Preshevës në Republikën e Kosovës.