Këshilli i Sigurisë së Serbisë miraton masa, Vuçiq Kosova të tërheqë policinë
Lokale

Këshilli i Sigurisë së Serbisë miraton masa, Vuçiq Kosova të tërheqë policinë

21.Sep.2021 13:08
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saj “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

"Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa", tha Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat.

Pavarësisht se paralajmëroi masa, ai tha se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe të “sigurisë së popullatës serbe në Kosovë”.

Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

"Në muajin e ardhshëm, ne do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet", tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të duket një "zgjidhje kompromisi".

"Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë", tha Vuçiq.

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, pas vendosjes së reciprocitetit për targat. 

Këshilli për Siguri Kombëtare të Serbisë në mbledhjen e sotme ka sjellë disa vendime:

1. Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka kërkuar që Prishtina ti tërheq të gjitha forcat e armatosura nga Veriu i Kosovës, si dhe të kthehet gjendja e mëparshme që të mund të vazhdoj dialogu në Bruksel.

2. Serbia ka kërkuar urgjentisht nga BE-ja përgjigje, në afat prej një muaji, ekziston apo jo Marrëveshja e Brukselit dhe kur do të formohet Asociacioni i Komunave.

3. Këshilli iu bën thirrje BE-së dhe SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar që të ndikojnë mbi Prishtinën që të tërheq vendimin joligjor ndaj Ivan Teodosijeviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se do të bëjë përpjekje që të rruaj sigurinë e qytetarëve dhe se do të gjendet një rrugë për të furnizuar me gjërat elementare banorët e asaj zone.

Ndërkohë që nënvizoi se Serbia është e gatshme për kompromis, por jo me çdo çmim.

“Ajo që është e sigurt është se do të tentojmë që të rruajmë sigurinë, kjo sa i përket palës serbe, për të tjetër nuk e di. Jemi të gatshëm për kompromis, por jo edhe për nënçmim të qytetarëve serb dhe shtetit serb”, tha Vuçiq.
Kamberi për punën e targave: Sigurisht që shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’iu shkaktojë telashe
Sinani: Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Republikën e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration