Shënohet dita ndërkombëtare e librit në Bujanoc
Për Ditën Ndërkombëtare të Librit u mbajt manifestim kulturor në shtëpinë e kulturës në të cilën morën pjesë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Bujanocit.Para të pranishmëve nxënësit u prezantuan me recitime të poezisë që ngjallën emocione tek mysafirët e këtij manifestimi.
Drejtoresha Bibliotekës “14 Nëntori” në Bujanoc Lidija Trajkoviq duke folur për librin si një burim i pashtershëm i diturisë tha se duhet ti kushtohet më shumë rëndësi leximit e sidomos nga gjeneratat e reja.
Banka “Societe Generale” ekspozitura në Bujanoc ka shpërblyer 100 nxënës të shkollave fillore duke paguar anëtarësinë në bibliotekë për 1 vit edhe atë për 50 nxënës serb e 50 shqiptarë.
Vendimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit është marrë në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s më 1995 në Paris, me qëllim të kontribuojë në mbarë botën për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit./Titulli.com/