Fakulteti ekonomik në Bujanoc ndanë solemnisht 24 diplomat e para
Në Fakulteti Ekonomik të Suboticës , dega në Bujanoc u ndanë diplomat e para për 24 student të drejtimit të marketingut.Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së diplomave dekani i këtij fakulteti, profesori Aleksandër Grubor uroj studentët për suksese të mëtutjeshme, shkruan Titulli.com.
Një grup i studentëve nga komunat jashtë Bujanocit përmes disa pllakateve në duar shprehen pakënaqësitë e tyre ndaj fakulteti për mos përfshirje në buxhetin e fakultetit për pagesën vjetore të shkollimit.
Këta kërkuan që të ndalet diskriminimi ndaj studentëve të caktuar mirëpo Aleksandër Grubor tha se këto kërkesa nuk parashihen me rregullore të fakultetit.
Në fakulteti ekonomik të Suboticës në Bujanoc vijojnë shkollimit afro 350 studentë në studime themelore ndërsa këtë vit ka filluar edhe me studimet Master të ekonomisë./Titulli.com/