Shënohet 7 marsi,  340 mësimdhënës shqiptarë në komunën e Bujanocit (foto&video)
Lokale

Shënohet 7 marsi, 340 mësimdhënës shqiptarë në komunën e Bujanocit (foto&video)

07.Mar.2016 15:25
0
"S'ka pasuri më të madhe se të punosh me nxënës", thonë veteranët e arsimit me rastin e Ditës së mësuesit

Me rastin e “7 marsit – Ditës së mësuesit”, Shoqata Kulturore “Dituria” në Bujanoc ka organizuar një bashkëbisedim më dy veteranë të arsimit Hanife Nevzadin nga Samolica dhe Hebib Begzadin nga fshati Turi, raporton Titulli.com.

Hanife Nevzadi, mësuesja që punoi 42 vite në arsim duke përcjell 10 gjenerata në shkollën fillore të fshatit Bilac, evokoi para të pranishmëve kujtime nga puna e saj si mësimdhënëse, duke potencuar rëndësinë e arsimit për gjeneratat e reja.

“Kam punuar pa u lodhur. Jam angazhuar që nga puna ime të dalin nxënës në dalluar. Kam kujtime të ndryshme gjatë punës sime si mësuese, por emocione të veçanta kam përjetuar kur në shtatorin e parë në pension, kur nxënësit e mi erdhën në shtëpi për të më uruar pensionin”, theksoi mësuesja Hanife Nevzadi.

Edhe mësuesi në pension Hebib Begzadi tërë jetën ia kushtoi arsimit në komunën e Bujanocit. Ai fillimisht punoi së mësues në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, e më pas në Dobrosin, Lluçan e Turi.

“Në vitin shkollor 1968/1969 fillova të jap mësim në fshatrat e Malësisë së Bujanocit duke iniciuar hapjen e paraleleve të klasës së pestë në këto fshatra. Njëjtë veprova edhe në fshatin Dobrosin, sepse popullata shqiptare kishte nevojë të madhe për t’u arsimuar. Nuk ka pasuri më të madhe se të punosh me nxënës”, tha i emocionuar Hebib Begzadi, duke mos mund të mbajë lotët.

Nexhmedin Ademi, drejtor i SH.K “Dituria”, tha se po shënojmë një ditë madhore për kombin shqiptar, 7 marsin, ditën kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë në vitin 1887.

Në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit aktualisht punojnë rreth 340 mësimdhënës.

“Rreth 211 mësimdhënës punojnë në shkollat fillore, ndërsa 128 janë të punësuar në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc”, deklaroi për portalin Titulli.com, Bajram Fejzullahu, udhëheqës i drejtoratit për arsim pranë komunës së Bujanocit.

Sa i përket numrit të nxënësve, në fillim të këtij viti shkollor, në dhjetë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme të komunës së Bujanocit, mësimet i vijojnë 5.388 nxënës, prej tyre 3,174 nxënës të komunitetit shqiptar. /Titulli.com/

VIDEO: 

Ftesë për gazetarë në Luginë: Trajnim për gazetari hulumtuese në sundimin e ligjit
Lugina e Preshevës pa mbështetje të shteteve shqiptare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration