Ftesë për gazetarë në Luginë: Trajnim për gazetari hulumtuese  në sundimin e ligjit
Lokale

Ftesë për gazetarë në Luginë: Trajnim për gazetari hulumtuese në sundimin e ligjit

07.Mar.2016 15:23
0
Qendra për gazetari hulumtuese të Serbisë (CINS) fton gazetarët lokal që të lajmërohen për trajnim disa muajsh të gazetarisë hulumtuese në tema të fushës së sundimit të ligjit, njofton Titulli.com.

Trajnimi mbahet në kuadër të projektit “Prove & Improve: Investigating Rule of Laë in Serbia”, të cilin e financon Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. 

Ko ftesë vlen, para së gjithash, për gazetarë lokal në Serbi, ndërsa përparësi do të kenë kandidatët në fazën e hershme të karrierës dhe studentët që punojnë si gazetarë në media lokale. 

Komisioni i përbërë nga trajnues të CINS-it do të zgjedh 20 pjesëmarrës të trajnimit, i cili do të ketë dy punëtori. 

Punëtoria e parë do të zgjasë katër ditë dhe do të mbahet në maj të vitit 2016, ndërsa punëtoria e dytë mbahet në tetor dhe do të zgjasë tre ditë. 

Në kohën ndërmjet dy punëtorive dhe pas punëtorisë së dytë, 20 pjesëmarrësit e zgjedhur do të punojnë në temat e tyre hulumtuese, nën përcjellje të trajnerëve të CINS-it. 

Afati i fundit për paraqitje është data 25 mars 2016, ndërsa gazetarët e interesuar, së bashku me CV-në, letrën motivuese, duhet që në emailin trening@cins.rs, të dërgojnë edhe tre punime të tyre.

Portali Informativ- TITULLI fton të gjithë të interesuarit nga komunat Bujanoc e Preshevë që të paraqiten dhe të shfrytëzojnë këtë trajnim./Titulli.com/

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes shkollave të avancohemi
Shënohet 7 marsi, 340 mësimdhënës shqiptarë në komunën e Bujanocit (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration