Shtypja dhe diskriminimi i mediave private nga ana e qeverisjes lokale në Preshevë
Përmes kësaj deklarate publike në emër të redaksis së RTV ALDI , shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj vendimit të Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës dhe vendimit të Kryetarit të Komunës z. Ragmi Mustafa që të injorojë kërkesën e dërguar në adresë të Këshillit Komunal me datë 23.02.2015 për finansimin e institucionit privat medial RTV ALDI për vitin 2015.Ne, me kohë kemi njoftuar kryetarin e komunës z. Ragmi Mustafa për projekt programin e planifikuar për vitin 2015 , në përputhje me kapacitet tona si për transmetim drejtpërdrejt të seancave komunale dhe për aktivitet tjera të institucioneve komunale. Sipas qëndrimit të antarëve Këshillit Komunal vlersohet , se për shërbimet që ofron RTP-ja si institucion publik medial nga buxheti komunal për gjashtë mujorin e parë të vitit kalendarik 2015 është marrë vendim që të finansohet vetëm ky televizion , nga parat publike ose më konkretisht nga taksapaguesit e qytetarëve të komunës së Preshevës.
Por në bazë të veprimeve praktike po del se RTP-ja është një institucion medial- politikë i partisë në pushtet që pëcjell vetëm ngjarjet që organizohen nën patronatin e PDSH-së. Pa dashtë të paragjykojë arsyen e vërtetë të këtij vendimi( Konkluzioni i firmosur nga kryetari i komunës z. Ragmi Mustafa, me datë 04.03.2015), i cili e ka gjetur këtë justifikim të ulët dhe jo të ndershëm në mënyrë që mos tua prish rahatin militatënve partiak duke e diplicinuar RTV ALDI deri sa ai të ngopet me pushtet edhe një vitë sa i ka mbetur deri në zgjedhejt e reja lokale.
Format më të zakonshme të klientelizmit politikë gjenden tek transmetuesit publikë(RTP-së,RTB-së), të cilët në Luginë të Preshevës vazhdojnë të jenë nën kontrollin e qeverisjes së pushteteve lokale, të cilat i keqpërdorin për marketing politikë edhe gjatë fushatave zgjedhore - politike. Ky konkluzion i Këshillit Komunal është një dëshmi e përpjekjes së kryetarit të Komunës z. Ragmi Mustafa për të ushtruar presion ndaj redaksis dhe ndaj gazetarëve RTV ALDI, pasi refuzojnë t”i nënshtrohen çfarëdo diktati të pushtetit lokal. Ky nuk është rasti i parë që kryetari Mustafa vepron kësisoji që nga themelimi i këtij institucioni privat medial në vitin 2006, dhe një vendim i till bien ndesh me parimet e qeverisjes demokratike dhe dëmton edhe më shumë transparencën.
Qytetarët paguajnë tatime dhe taksa në këtë komunë duke mos pyetur kush e udhëheq pushtetin. Ndërsa qeverisja lokale e këtij vendi me pa të drejtë kontributin e qytetarëve e orienon aty ku uji i shkon në mullarë të PDSH-së.
Kryetari i Komunës z. Ragmi Mustafa paran publike duhet menaxhuar dhe ndarë në bazë të subvencionimeve për sferën përkatëse të informimit të qytetarëve me konkurs publikë siç është paraparë me ligj duke mos shkel transparencën dhe barazinë e qytetarëve për konkurim të barabart të të gjitha mediave qoftë elektronike dhe ato të shkruara. Që nga viti 2008 e këndej Kryetari i Komunës z. Ragmi Mustafa ka keqpërdorë paranë publike duke i shpërndarë ato mjete pa asnjë kriter dhe pa konkurs. Kjo mënyrë e shpërndarjes së parasë dhe të mirave publike ka shkelë për vite të tëra parimet themelore të statutit buxhetor , pra: “barazinë e qytetarëve para organeve qeverisëse në përfitimin e të mirave publike dhe mos transparencën në shpërndarjen e tyre”, e cila po ashtu ka ndikuar që të gjitha të mirat publike të ndahen larg syve të opinionit në një rreth të ngushtë dhe të afërt me pushtetin. Me këto veprime kanë krijuar një qeverisje ,, HARAKIRI” në komunën tonë, ku gjithë fondi i parasë publike është shpenzuar, dhe keqpërdorur pa as më të voglën përgjegjësi pikërisht nga kryetari, si qytetari i parë i kësaj komune që do të duhej të mbronte qytetarët e vet si njerëz të barabartë para ligjit dhe para institucionit që ai drejton.
RTP-ja dhe RTB-ja janë pak a shum miq të politikanëve në pushtet, të elitave sunduese në vend , ku gazetarët iu shërbejnë vetëm partive që e qeverin pushtetin lokal. Elita politike në pushtet toleronë vetëm pronarët që kan vullnetin të mbështesin politikat e tyre në mënyrë të pakushtëzuar. Kjo lloj marrëdhënieje parandalon çdo mundësi për gazetari kritike. Një pasojë e këtillë e shpërndajes së mjeteve të parapara nga buxheti komunal prej 22 milion dinar vetëm RTP-së është i motivuar politikisht për të rritur kredit politike të politikanëve individual të këtij pushteti lokal. Sido që të jetë, pa dashur që askush me këtë rast të më keqkuptoj si të njëanshëm, një aktualitet mediatik që është shtuar gjatë dy muajt e fundit ka qen privatizimi i mediave publike , e cila temë , pa dyshim, për një pjesë të madhe të shikuesve logjikisht ka qen jo e kapshme pasi tek të punësuarit në televizionet publike refletoi si rritje emocionale publicitare përshkak rrezikimit të informimit në gjuhën shqipe me rastin e privatizimit të këtyre mediave në Luginë të Preshevës. Përderisa vetë mediat publike krijuan vetes publicitet dhe nxitën vëmendje të padëshiruar, storje senzacionale duke kërkuar shpëtim nga elita e partive politike.
Para se të mendojmë dhe ta bëjmë transformimin e ndërmarrjeve mediale - publike në atë private, së pari kërkohet dhe duhet ta transformojmë (pu)shtetin e tanishëm publik nga qeverisja dominante monopoliste e kryetarit të komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa.
Redaksia e RTV ALDI, Preshevë