Lokale
Shtyhet vizita e Ramës, entuziazëm në Luginë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të vizitojë Beogradin brenda muajit shkurt ashtu siç ishte paralajmëruar.
Siç konfirmojnë burime brenda kabinetit Rama, vizita për në kryeqendrën serbe do të shtyhet për më vonë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi.
Në Luginën e Preshevës, ndërkaq entuziazmi për vizitën e Ramës ka arritur kulmin, duke shpresuar se me vizitën e kryeministrit Rama, të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Serbi do të merren më seriozisht nga pala serbe, si dhe do të ketë një lëvizje në drejtim të plotësimit të kërkesave të shqiptarëve për arsim, kulturë dhe informim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!