Shtabi i krizave: Qendrat tregtare, kagfenetë dhe restorantet të punojnë deri ora 20, pritet miratimi nga qeveria
Lokale

Shtabi i krizave: Qendrat tregtare, kagfenetë dhe restorantet të punojnë deri ora 20, pritet miratimi nga qeveria

21.Dec.2020 10:20
0

Branisllav Tiodoriviq, epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave deklaroi pas seancës së këtij organi të mbajtur sot se propozimet për të lejuar punën e qendrave tregtare si dhe të gjitha aktivitetet e shërbimit, të lejohen në ditët e punës deri në orën 8 pasdite u miratuan, transmeton Titulli.com.

Sipas deklartës së tij kafenetë dhe restorantet gjithashtu mund të jenë të hapura deri në orën 8 pasdite, duke respektuar masat ekzistuese, "pa përdorur muzikë në asnjë kuptim," shtoi ai.

Masat duhet të miratohen nga Qeveria e Serbisë në seancën e sotme, tha Tiodoroviq, përcjellë Titulli.com.

Tiodoroviq vlerësoi se sesioni i sotëm i Shtabit të Krizave ishte "serioz dhe i vështirë" dhe shtoi se masat e reja do të azhurohen deri të Premten, kur do të bëhet një vlerësim i ri i situatës epidemiologjike.

Pastaj, siç tha ai, do të vlerësohet nëse ato masa do të zgjaten, ndryshohen apo plotësohen.

Gjithashtu në Serbi nga sot kanë hy në fuqi masat e reja që parashohin një test të detyrueshëm PCR për shtetasit e huaj ndërsa shtetasit e Serbisë mundë të hyjnë në vend pa këtë test por me izolimin e detyrueshëm dhjetë-ditorë./Titulli.com/

 

 

Hyrje në Serbi me test PCR të detyrueshëm, shtabi po shqyrton lehtësimet eventuale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration