Vuçiq viziton Vranjën
Lokale

Vuçiq viziton Vranjën

01.Mar.2014 14:57
0
Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës që sot bëri në Vranjë ka porositur që Rrethi i Pçinjës të jetë në mesin e pesë rretheve për të cilat do të ketë një vëmendje  të veçantë rreth planit të prioriteteve nacionale të cilën shteti do ta sjellë në një periudhë të mëvonshme. vuciqAi si përfaqësues i Partisë Përparimtare Serbe, gjatë fushatës zgjedhore ka vizituar edhe fabrikën e “Simpos” dhe “Yumcos” në shoqëri të Ministrit të Financave, Lazar Krstiq, dhe ushtruesit të detyrës së Ministrit të Ekonomisë Igor Miroviq. Vuçiq me këtë rast i është drejtuar punëtorëve të këtyre fabrikave duke thënë se shteti është i interesuar që fabrikat të mbijetojnë dhe se për këtë është më mirë dhe më sigurt që të punohet në ruajtjen e vendeve të punës dhe përmirësimit të prodhimit, sesa të jepen programe sociale. Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë përveç Vranjës do të qëndrojë edhe në Vlladicin Han dhe Leskoc./Titulli.com/
LDK zyrtarizon koalicionin me Lëvizjen "Vatra"
SHQLP uron 22 vjetorin e Referendumit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration