Shqiptarët në Medvegjë fitojnë tre ulëse më shumë se mandatin e kaluar
Lokale

Shqiptarët në Medvegjë fitojnë tre ulëse më shumë se mandatin e kaluar

13.Sep.2015 23:26
0
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në Medvegjë, nga 10.465 qytetarë me të drejtë vote, rreth 5.000 kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, apo 50 përqind.

Nga rezultatet preliminare të Komisionit Komunal Zgjedhor të Medvegjës, shqiptarët do të përbejnë çerekun, apo rreth 9 këshilltarë, tre më shumë se në mandatin e kaluar.

Rezultatet preliminare tregojnë se në zgjedhjet e 13 shtatorit në Medvegjë kanë votuar 1.181 qytetarë, raporton Titulli.com.

Për koalicionin e Partisë Demokratike të kryetarit të komunës së Bujanocit –Nagip Arifi, kanë votuar 725 qytetarë, kurse për koalicionin e Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar, 456 qytetarë me të drejtë vote.

Lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq” (PPS-PSS-PUPS), ka arrit të grumbullojë 3.098 vota.

Grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” ka grumbulluar 684 vota, kurse Partia Demokratike 191 vota.

Nëse nuk do të ketë ndryshime të mëdha deri në kumtimin e rezultateve përfundimtare, atëherë mund të thuhet se lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq” mund të formojë e vetme qeverisjen lokale, përveç në rast se nuk vendos për përbërje multietnike.

Gjithashtu, këto rezultate preliminare tregojnë se koalicioni i PD-së së Nagip Arifit dhe grupit qytetarë do të kenë 6 ulëse në Kuvendit Komunal të Medvegjës, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar PVD-UDSH, tre vende. /Titulli.com/

Vuçiq fiton në Medvegjë, shqiptarët 25 përqind të votave
Shkolla fillore "Selami Hallaçi" në Rahovicë, cila gjuhë është ma e vështirë të mësohet? (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration